A B C D E F G I J K L M N P R S T W Z

Europol (Zyra Europiane e Policisë)

Europoli është përgjegjës për përmirsimin e bashkëpunimit mes autoriteteve policore dhe doganore të Shteteve Anëtare. Europoli u krijua nga Traktati i Mastritit dhe e filloi veprimtarinë e tij në janar 1994 si njësia e Drogës Europol. Konventa për krijimin e Europolit, u nënshkrua në korrik 1995 dhe kyri në fuqi, më 1 tetor 1998.Traktati i Lisbinës konfirmon ekzistencën e Europol-it si një agjenci dhe parashikon një kontroll më të madh të Parlamentit Europian mbi të. Read More

Europë “a la carte”

Nënkupton një model integrimi me nivele të ndryshme, në të cilin shtetet e veçanta anëtare zgjedhin si një nga meny “a la carte” politikat në të cilat ata duan të marrin pjesë dhe të përfshihen plotësisht, duke ruajtur megjithatë një numër minimal objektivash të përbashkëta. Read More

Europa me “gjeometri të ndryshme” (“Multi speed” Europe)

Ky term i përdorur për të përshkruar idenë e një metode integrimi të diferencuar, e cila pranon se ka ndryshime të papajtueshme brenda strukturës së integrimit dhe, rrjedhimisht, lejon një ndarje të përhershme ndërmjet një grupi të shteteve anëtare dhe një numri njësish integrimi më pak të zhvilluara. Shembuj të gjeometrive të ndryshme përfshijnë bashkëpunim më të ngushtë, klauzolat e pjesëmarrjes dhe mos pjesëmarrjes. Këto instrumenta parashikohen edhe në Traktatin e Lisbonës (p.sh Klauzola e rezervës së Britanisë dhe të Polonisë për Kartën e të Drejtave Themelore). Read More

Eurojust

Eurojust është një institucion i Bashkimit Europian, që ka në fokus bashkëpunimin gjyqësor për çështjet penale. Themeluar në vitin 2002 nëpërmjet vendimit të Këshillit të BE-së 2002/187/JHA, me seli në Hagë, qëllimi i krijimit ishte për të përmirësuar menaxhimin e krimit të organizuar ndërkufitar duke stimuluar bashkëpunimin investigativ dhe policor midis agjencive të shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Sulmet terroriste të 11 shtatorit demonstruan se ekzistonte një nevojë urgjente për bashkëpunim ndërkombëtar duke përshpejtuar kështu zhvillimin e Eurojust. Që prej vitit 2002 ky organ &e... Read More

Ekuilibër institucional

Parimi i Ekuilibrit Institucional të Bashkimit Europian do të thotë se, cdo institucion duhet të veprojë në përputhje me kompetencat që i janë dhënë nga Traktatet Europian. Vetë ky parim nuk përcaktohet literalisht në Traktate, por rrjedh nga një vendim i Gjykatës së Drejtësisë së Komunitetit Europian (çështja Meroni e vitit 1958). Parimi i Ekujlibrit Institucional të Bashkimit Europian ndalon në këtë mënyrë çdo shkelje të kompetencave të një institucioni nga një institucion tjetër. Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian dhe Parlamentit Europian, udhëhiqet nga ideja e “Trekëndësh... Read More

Efekti i menjëhershëm (Direct Effect)

Parimi i Efektit të Menjëhershëm i jep të drejtën individëve që të përdorin një ligj të Bashkimit Europian përpara një Gjykate të brendshme apo Europiane. Ai siguron aplikimin dhe efektivitetin e të Drejtës Europiane në vendet anëtare. Efekt të menjëhershëm ka çdo nen i Traktatit. Ndërsa Legjislacioni Dytësor ka efekt direkt në varësi të instrumentit. Psh, Rregulloret kanë gjithmonë efekt të menjëhershëm. Ndërsa Direktiva ka efekt të menjëhershëm në rastet kur ajo mbron të drejtat e një individi. Për herë të parë ky princip është aplikuar nga Gjykata Europiane e Drej... Read More

312 Ndjekës
5598 Ndjekës
1932 Ndjekës
18 Abonues