REACH

Sistemi “REACH” vendos një Kuadër Rregullator Unik për regjistrimin, vlerësimin dhe autorizimin për Kimikatet. Qëllimi është të garantohet siguri më e madhe në prodhimin dhe përdorimin e substancave kimike. REACH-i u kërkon operatorëve të grumbullojnë informacion të plotë mbi vetitë e substancave, me të cilat ata prodhojnë ose importojnë të paktën një ton në vit dhe të demonstrojnë siguri në përdorim. Legjislacioni i mëparshëm kërkonte që, autoritetet e Shteteve Anëtare të vërtetonin ekzistencën e një rreziku para se të ndalonin një substancë. Kjo përmbysje e barrës së provës e bën procedurën më efikase. Ky informacion pastaj duhet t’i dorëzohet Agjencisë Europiane për Kimikatet e krijuar për këtë qëllim. Agjencia, me seli në Helsinki, administron regjistrimin e substancave duke ngritur një bazë të dhënash. Substancat e paregjistruara nuk duhet të prodhohen në Bashkimin Europian dhe as të importohen në tregun e BE-së. Sistemi “REACH” i miratuar në fund të 2006, zëvendëson 40 akte ligjore të mëparshme. Sipas legjislacionit të vjetër, kimikatet e hedhura në treg para vitit 1981 (rreth 99% e atyre tashmë në qarkullim) nuk u nënshtroheshin analizave. Për më tepër, meqë ishte tejet e ngadaltë, procedura e mëparshme penalizonte novacionin dhe zëvendësimin e substancave që gjendeshin në treg.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk