Rajonet e Largëta (Outermost Regions)

Disa shtete anëtare të BE-së zotërojnë pjesë të territorit të tyre në zona shumë të largëta të distancuara gjeografikisht nga Kontinenti Europian. Ato janë pjesë e integruar e Bashkimit Europian dhe e kanë të detyrueshme të zbatojnë legjislacionin dhe detyrimet e BE-së. Këto rajone, që njihen ndryshe dhe si rajone të largëta, duhet të përballen me vështirësi të shumta lidhur kryesisht me pozicionin e tyre gjeografik të largët, madhësinë e tyre të vogël dhe klimë të vështirë. Ato janë të varur ekonomikisht për disa produkte të caktuara kryesisht në fushën e bujqësisë dhe burimeve natyrore.

Momentalist ekzistojnë nëntë rajone të tilla:

• 5 rajone franceze në zonën bregdetare— Martinique, Mayotte, Guadeloupe, Guyana Franceze dhe Réunion;

• 1 komunitet francez bregdetar — Saint-Martin (që prej vitit 2009);

• 2 rajone autonome portugeze— Madeira dhe Azores;

• 1 komunitet spanjoll autonom— Ishujt Canary.

Ndër vite, Komisioni ka ndërmarrë një sërë komunikimesh me këto rajone; i fundit ka qenë në vitin 2012 në të cilin shprehet mbështetja dhe kontributi i politikave europiane në zvogëlimin e pengesave specifike që këto rajone kanë për tu integruar plotësisht në tregun e përbashkët duke shfrytëzuar maksimalisht potencialet e tyre. Sipas nenit 349 të Traktatit të Funksionimit të BE-së; duke pasur parasysh situatën strukturore shoqërore dhe ekonomike të këtyre rajoneve, Këshilli me propozim të Komisionit dhe pasi konsultohet me Parlamentin Europian, miraton masa të caktuara që kanë si qëllim në veçanti vendosjen e kushteve të zbatimit të Traktatit për këto rajone, duke përfshirë edhe politikat e përbashkëta. Kur masat e caktuara në fjalë miratohen nga Këshilli sipas një procedure të posaçme legjislative, ai vendos me propozim të Komisionit dhe pasi konsultohet me Parlamentin Europian. Masat e përmendura kanë të bëjnë me fusha të veçanta siç janë politikat doganore dhe tregtare, politika fiskale, politikat për zonat e lira, bujqësinë dhe peshkimin, kushtet për furnizimin e lëndëve të para dhe mallrave të konsumit bazë, ndihmën shtetërore dhe kushtet e përfitimit nga fondet strukturore dhe nga programet horizontale të Bashkimit. Këshilli i miraton këto masa duke mbajtur në konsideratë karakteristikat dhe kufizimet e veçanta të rajoneve të largëta, pe cenuar integritetin dhe koherencën e rendit juridik të Bashkimit, duke përfshirë tregun e brendshëm dhe politikat e përbashkëta.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk