Nisma për Universitetet Europiane (European Universities Initiative)

Nisma për Universitetet Europiane lindi në vitin 2017, pas mbledhjes së Këshillit Europian, ku bazuar edhe në diskutimet e Samitit Social të Gotenburgut, u vendos për krijimin e një strategjie që do të forconte partneritetet mes institucioneve të arsimit të lartë në BE. E zhvilluar në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë, organizatat studentore, shtetet anëtare të BE-së dhe Komisionin Europian, nisma për Universitetet Europiane është një pikë kyçe e strategjisë europiane për universitetet. Qëllimi i saj është të krijojë një Zonë Europiane të Arsimit dhe Zonën Europiane të Kërkimit, në sinergji të plotë me Zonën Europiane të Arsimit të Lartë, duke ndihmuar në zhvillimin e mëtjeshëm të arsimit të lartë, fushës kërkimore dhe inovacionit, duke promovuar barazinë gjinore, gjithëpërfshirjen dhe barazinë. Kjo nismë do të udhëheqë arsimin e lartë drejt universiteteve të së ardhmes duke promovuar vlerat europiane dhe duke revolucionarizuar cilësinë e arsimit të lartë europian. Universitetet Europiane janë aleanca transnacionale me një shtrirje të gjerë gjeografike në të gjithë Europën, të cilat u mundësojnë studentëve lëvizje të lirë mes kampuseve në disa vende të BE-së, të kombinojnë studimet me kurrikula fleksible dhe të marrin një diplomë ‘europiane’. Deri më sot, numërohen 44 Universitete Europiane që përfshijnë rreth 340 institucione të arsimit të lartë në 31 shtete, ku bëjnë pjesë shtetet anëtare të BE-së, Islanda, Norvegjia, Serbia dhe Turqia. Më 30 shtator 2022, Komisioni Europian hapi thirrjen e katërt të programit Erasmus+ në kuadër të mbështetjes për zbatimin nismës për Universitetet Europiane, tani e hapur edhe për institucionet e arsimit të lartë nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor si partnerë të plotë.


1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk