Reja Europiane për Shkencë të Hapur (European Open Science Cloud)

European Open Science Cloud(EOSC) është një platformë dixhitale e besueshme për komunitetin shkencor, që siguron akses në të dhëna dhe shërbime ndërvepruese që adresojnë të gjithë ciklin e të dhënave kërkimore, nga zbulimi deri te ruajtja, menaxhimi, analiza dhe ripërdorimi përtej kufijve dhe disiplinave shkencore.
EOSC synon t'i japë Bashkimit Europian një epërsi globale në menaxhimin e të dhënave kërkimore dhe të sigurojë që shkencëtarët europianë të marrin përfitimet e plota të shkencës së drejtuar nga to.
EOSC është pjesë e "European Cloud Initiative” - e cila synon mbështetjen e një ekonomie konkurruese të të dhënave dhe njohurive në Europë, iniciuar në 2016. Ajo ndërthur infrastrukturat ekzistuese dhe ato në zhvillim për të siguruar shkencën, industrinë dhe autoritetet publike europiane me infrastrukturë cilësore të të dhënave për të ruajtur dhe menaxhuar ato, lidhje me shpejtësi të lartë për ti transportuar dhe kompjutera të fuqishëm me performancë të lartë për të përpunuar të dhënat e tyre.
Tashmë është krijuar edhe portali i EOSC për t'u ardhur në ndihmë gjithë të interesuarve në këtë fushë. EOSC përfshin një gamë të gjerë të disiplinave p.sh. mjekësi dhe shëndetësi, shkencat natyrore, fizika, shkencat e tokës, artet, shkencat humane, bujqësia dhe inxhinieria etj. Përmes portalit, studiuesit dhe profesionistët mund të kenë akses në shërbime të hapura dhe pa ndërprerje, në të dhëna dhe burime të tjera nga një gamë e gjerë e infrastrukturës kërkimore publike kombëtare, rajonale dhe institucionale në të gjithë Europën. Portali lehtëson ndërveprueshmërinë e grupeve të të dhënave dhe mjeteve nga ofrues të ndryshëm dhe u mundëson studiuesve të kryejnë punën e tyre më shpejt dhe të shpërndajnë rezultatet e tyre të kërkimit më gjerësisht.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk