BE-ja presion Serbisë për South Stream

BE-ja presion Serbisë për South Stream


Kjo marrëveshja ka cënuar një nga tre kushtet për përparimin e negociatave “zhvillimi ekonomik dhe respektimi i konkurrencës” ku i referohet transparencës së çmimeve, aksesit të palëve të treta në rrjetet e transmetimit të energjisë etj. Sipas legjislacionit të BE-së, firmat energjitike nuk lejohen të kenë akses në të njëjtin treg edhe nëpërmjet furnizimit me lëndë djegëse dhe me mjetet e saj të shpërndarjes së saj.  Ata gjithashtu duhet ti lejojnë konkurrentët të përdorin tubacionet e tyre për të ndaluar monopolet dhe rritjen e çmimit për konsumatorin.

Rusia e ka nënshkruar marrëveshjen e “Rrjedhës Jugore” me Serbinë në vitin 2008 dhe ishte planifikuar fillimi i ndërtimit këtë vit. Marrëveshje të ngjashme ka patur dhe me vende të BE –së si Austria, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Hungaria dhe Sllovenia, si dhe një memorandum mirëkuptimi me Republika Sërbska, etninë serbe në Bosnjë. Komisioni ka paralajmëruar vendet anëtare të BE-së se rrezikojnë gjoba nëse ato vazhdojnë përpara, duke e nxitur Bullgarinë të ndalojë ndërtimin.

Pavarësisht se “Rrjedha e Jugut” se do të sjellë fitime në Serbi me vlerë 2 bilion € në investime të huaj, do të ndikojë drejtpërdrejtë në ritmin e bisedimeve të pranimit.  Ndërkohë që vitet e fundit Serbia ka kapur të arratisurit për krime lufte dhe ka normalizuar marrëdhëniet me Kosovën, ky do të ishte një kthim mbrapa për shtetin serb.

Edhe sikur të lihet menjanë legjislacioni i BE-së, ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë ka rritur shqetësimet mbi politikën që duhet të ndiqet në lidhje me “Rrjedhën e Jugut”. Tubacioni do të kalojë nëpërmjet vendeve kandidate të BE-së dhe do të rrisë varësinë e BE nga gazi rus. Shefja e ardhshme e BE-së për punët e jashtme, Federica Mogherini, u shpreh në seansën e saj dëgjimore para Parlamentit Europian(6 tetor) se projekti është në papajtueshmëri me ligjin e BE-së dhe as kushtet politike nuk janë në favor të zbatimit të projektit .

                                                                                                                             EUobserver, tetor 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk