Parlamenti Europian miraton rezolutat për Shqipërinë dhe Bosnjë – Hercegovinën

Parlamenti Europian miraton rezolutat për Shqipërinë dhe Bosnjë – Hercegovinën


Eurodeputetët e përgëzuan Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat të BE-së duke e konsideruar atë si një nxitje për të rritur përpjekjet e saj për reformat. Megjithatë, ata paralajmërojnë se polarizimi i vazhdueshëm politik mund të rrezikojë integrimin në BE dhe i bëjnë thirrje si koalicionit qeverisës dhe opozitës për të bashkëpunuar me përgjegjësi dhe në mënyrë konstruktive.
Gjithashtu, eurodeputetët u shprehën të shqetësuar nga deklaratat e bëra nga Kryeministri i Shqipërisë, lidhur me bashkimin e shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova.
Gjatë fjalës së tij, raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein u shpreh se e inkurajon Shqipërinë në intensifikimin e përpjekjeve të saj për reforma në mënyrë që të hapë negociatat e pranimit në BE sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai shtoi se qeveria shqiptare po punon me reformat kyçe të nevojshme për anëtarësim në BE, të cilat duhet të debatohen gjerësisht në parlament, por edhe me shoqërinë civile.
Parlamenti vëren se lufta kundër krimit të organizuar mbetet një sfidë e madhe. Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të siguruar pavarësinë, efikasitetin dhe llogaridhënien e gjyqësorit dhe për të garantuar pavarësinë e transmetuesit publik. Eurodeputetët gjithashtu lavdërojnë Shqipërinë për klimën e saj të tolerancës fetare, qëndrimin e saj konstruktiv në bashkëpunimin rajonal dhe dypalësh, veçanërisht ndaj Serbisë, si edhe me qëndrimet e saj në përputhje të plotë me pozicionet e politikës së jashtme të BE-së.

Parlamenti i bëri thirrje elitës politike të Bosnjës dhe Hercegovinës të tregojnë përkushtim të qartë dhe angazhim në rinisjen e procesit të reformave duke shtuar se ngërçi politik, struktura tepër komplekse dhe e paefektshme institucionale dhe mungesa e bashkëpunimit ndërmjet drejtuesve politikë, po pengojnë seriozisht stabilizimin dhe zhvillimin e vendit.

Në fjalën e ti,j raportuesi për Bosnjë- Hercegovinën, Cristian Dan Preda u shpreh se në dhjetorin e 2014 Parlamenti dhe Këshilli Europian kanë miratuar një qasje të re të BE-së ndaj vendit. Ndërsa përshëndetën nënshkrimin e marrëveshjes nga liderët e të gjitha partive politike për integrimin në BE, e cila u miratua nga parlamenti dhe presidenca e vendit, deputetët kërkojnë zbatimin efektiv të saj si edhe hartimin e një plani të gjerë dhe gjithpërfshirës të reformave.

Gjithashtu, eurodeputetët janë të shqetësuar për deklaratën e fundit nga Kongresi i Aleancës së Social- Demokratëve të Pavarur për një referendum mbi pavarësinë e Republika Srpska në vitin 2018, e cila shkon kundër angazhimeve për integritetin territorial të Bosnjë- Hercegovinës Ata i kërkuan Komisionit Europian se duhet t'i kushtojë vëmendje të veçantë zbatimit të vendimit Sejdiç-Finci si edhe kanë mirëpritur hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit më 1 qershor 2015.
                                                                                                                  Parlamenti Europian, prill 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk