Përfitim më shumë së 1 miliard euro për Turqinë nga BE

Përfitim më shumë së 1 miliard euro për Turqinë nga BE

Por rënia e Turqisë në një autokraci të udhëhequr nga presidenti i saj, Rexhep Tajip Erdogan, që nga korriku i kaluar, ka çuar në mbi 50,000 arrestime, rreth 100,000 dënime, 138,000 heqje nga puna dhe rreth 2,100 mbyllje shkollash. Veç këtyre, 234 gazetarë janë arrestuar, mbi 4,400 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar, dhe rreth 8,270 akademikë janë pushuar nga puna. Më herët këtë muaj, Taner Kilic, kreu i Amnesty International Turqi, ishte arrestuar nga policia së bashku me 22 avokatë të tjerë, me akuzën e takimeve të realizuara me një organizate terroriste.

Pezullim negociatash

Vendi po kalon një ndryshim radikal, nga një republikë parlamentare në një republikë që përqendron pushtetin në duart e Erdoganit. Çështja ka nxitur Parlamentin Europian, i cili po shtyn për mbylljen e bisedimeve të pranimit. Por BE dhe shtetet anëtare janë të prirura për të mbajtur një derë të hapur ndaj Turqisë, pas një marrëveshjeje shumë-miliardëshe € për refugjatët. Udhëheqësi belg i Grupit Liberal politik, Guy Verhofstadt, iu drejtua eurodeputetëve në Strasburg, javën e kaluar, se uria e Erdoganit për pushtet nuk ka më limit. “ Ai mund të bëjë çfarë të dojë. Ne nuk ndërmarrim më veprime ndëshkuese kundrejt Turqisë, madje as nuk pezullojmë negociatat,”- shtoi ai. Komisioni Europain u shpreh se do të vazhdojnë t’i japin para Turqisë, pavarësisht “rrethanave ekzistuese”, duke theksuar detyrimet ligjore që mbështesin dhënien e fondeve.

Më shumë fonde se çdo shtet tjetër

Shumat nuk janë të parëndësishme. Turqia merr më shumë para nga i ashtuquajturi Instrumenti i Ndihmës së Para-Aderimit (IPA) të BE-së, se çdo vend tjetër. Nga viti 2007 deri në vitin 2013, iu dhanë afërsisht 4.8 miliardë €, që janë më shumë se 40% e të gjitha shpërndarjeve të IPA-s. Një shumë tjetër prej 1.65 miliardë € është destinuar që nga viti 2014, por ende nuk është paguar. Detyrimet janë premtime ligjore për të shpenzuar para në një projekt të caktuar dhe pagesat u referohen shumave që aktualisht duhet të derdhë BE, sipas kontratave. Më datë 20 qershor, Komiteti i Parlamentit Europian për Çështjet e Jashtme kërkoi mbylljen e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE. Eurodeputeti Gjerman i Qendrës së Djathtë, Renate Sommer, i cili udhëheq grupin e dokumentacionit për Turqinë, theksoi se një mbyllje e negociatave do t’i jepte fund fondit për para-aderimin në BE. “Ne kërkojmë rishpërndarjen e fondeve të IPA, për t’i përdorur ato ekskluzivisht për të mbështetur shoqërinë civile edhe gjendjen e refugjatëve në Turqi”- u shpreh Sommer në deklaratën e tij.

Më herët këtë muaj, vëzhguesi financiar i BE-së, Gjykata Europiane e Auditimit deklaroi se do të fillojë të hetojë se si shpenzohen paratë. Auditorët njoftuan se do të përqendroheshin në fusha si shteti ligjor, të drejtat themelore, demokracia, qeverisja dhe arsimi. Këto rezultate priten diku në fillim të vitit të ardhshëm.

                                                                                                                        EUObserver, qershor 2017

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk