Tetëdhjetë nga 120 deputetët e Parlamentit të Kosovës votuan pro marrëveshjes, duke përmbushur kërkesën për shumicën e dy të tretave.
"Topi tani është në kampin e Komisionit Europian", shkroi Presidenti Hashim Thaçi, në Twitter duke pritur t’i japë fund "dekadave të izolimit".
Policia deklaroi se shtatë deputetë nga partia kryesore opozitare Vetëvendosje u arrestuan. Deputetët e Vetëvendosjes kanë përdorur gaz lotsjellës për të prishur parlamentin disa herë në të kaluarën, veçanërisht për të ndalur zgjedhjen e Thaçit në vitin 2015, marrëveshjet me Serbinë në 2016 dhe përpjekjet e mëparshme për të kaluar marrëveshjen e Malit të Zi
Komuniteti ndërkombëtar në mënyrë të përsëritur i kishte bërë thirrje Prishtinës për zgjidhjen e çështjes. Parlamenti Malazez e kishte ratifikuar shpejt marrëveshjen e demarkacionit të arritur në 2015, por në Kosovën fqinje, qeveria e mëparshme dështoi të siguronte shumicën e duhur.
Euractiv, mars 2018