Rrugëtim i gjatë i Serbisë drejt anëtarësimit në BE

Rrugëtim i gjatë i Serbisë drejt anëtarësimit në BE

 

Marrëdhëniet me Kosovën

Përveç kritereve të Kopenhagenit, të cilat përfshijnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe konkurrencën ekonomike, secili kandidat i BE-së duhet të përmbushë një sërë kërkesash specifike për gjendjen e tij. Për Serbinë, një kërkesë e tillë ishte bashkëpunimi i saj me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ishJugosllavinë në Hagë. Beogradi e përmbushi kërkesën me arrestimin dhe ekstradimin e Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç, që të dy të dyshuar për krime lufte. Por një tjetër kusht kryesor ka të bëjë me marrëdhëniet me Kosovën. Në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë, të cilën Beogradi ka refuzuar zyrtarisht ta njohë. Megjithatë, politikbërësit në kryeqytetin serb kanë nënshkruar një marrëveshje me qeverinë e Kosovës mbi një autonomi të gjerë për komunitetin serb në Kosovë, në të njëjtën kohë duke kufizuar ndikimin e Beogradit atje.

Ndërkohë, shtrohet pyetja: për tu bashkuar me BEnë, a duhet ta njohë Beogradi Kosovën, kur pesë shtete të tjera anëtare të BE-së (Spanja, Greqia, Qipro, Rumania dhe Sllovakia) nuk e kanë bërë ende?

Të rezervuar drejt Europës

Beogradi është i qeverisur nga ish-nacionalistë të cilët konsiderohen të jenë mbështetës të përkushtuar të BE-së. Së fundmi, mbështetja për integrimin e Serbisë është pakësuar, e kjo si pasojë e faktorëve si: njohja e shpejtë e pavarësisë së Kosovës nga shumë shtete anëtare të BE-së, rritja e përshtypjes se BE-ja po lodhet nga zgjerimi, dhe fakti që Serbia percepton disa prej gjykimeve të arritura nga gjykata e Hagës si të padrejta - duke përfshirë lirimin e gjeneralit kroat Ante Gotovina, i cili ishte një nga kriminelët më të kërkuar të dyshuar të luftës jugosllave. Pavarësisht nga ky pozicion i rezervuar drejt Europës, Ivan Knezeviç i organizatës jo-qeveritare serbe Lëvizja Europiane në Serbi është i bindur se në rast të një referendumi për të ardhmen europiane të Serbisë, një shumicë e qartë do të votonin proanëtarësimit në BE.Sipas tij hapat e ardhshëm në negociata do të jenë “harmonizimi i ligjeve të vetë vendit me ligjin e BE-së dhe implementimi i standardeve të BE-së në mënyrë që qytetarët serbë të shohin konkretisht përfitimet. Serbët përfitojnë tashmë nga lidhje të ngushta me Europën, pasi që nga viti 2009 ata mund të hyjnë në shtetet e zonës Shengen pa viza. Megjithatë, shumë pengesa qëndrojnë përpara në rrugën për anëtarësim në BE. Sipas Transparency International, Serbia perceptohet të jetë më e korruptuar se Namibia dhe renditet në vendin e 72-të. Sipas ekspertëve, inflacioni është rreth 8.5% dhe borxhi i saj i ri është më i larti në rajon.

Anëtarësimi, jo një procedurë automatike

Asnjë nga zyrtarët e përfshirë në bisedime nuk janë të gatshëm të flasin për një datë të mundshme për pranimin e Serbisë në BE. “Nuk ka procedura automatike në zgjerimin e BE-së“- shprehet Fule. “Jo vetëm Komisioni i BE-së duhet të bindë shtetet anëtare që Serbia do të përgatitet për anëtarësim, por qeveritë e vendeve të veçanta duhet të bindin

qytetarët e tyre, gjithashtu.” Politikanë të shumtë në Beograd kanë theksuar se data e pranimit në vetvete nuk është aq e rëndësishme. Ata shprehen se më i rëndësishëm është modernizimi i vendit.

DeutscheWelle, shkurt 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk