Një Europë e qëndrueshme – një e ardhme e qëndrueshme

Një Europë e qëndrueshme – një e ardhme e qëndrueshme


Sfidat do të jenë përballja e BE me një mjedis i cili është gjithnjë më i paparashikueshëm dhe i ndërlikuar globalisht, konkurrenca e madhe, unilaterizmi kategorik, sistemi i bazuar në rregullat ndërkombëtare dhe në parimet e tij që po sfidohen, vlerat e BE-së po vihen në pikëpyetje dhe aq më tepër një shtet anëtar që po largohet nga Unioni.

Finlanda është gati të nisë kryesinë e saj të Këshillit të Bashkimit Europian dhe në këtë rol ajo synon ketë një ndikim në të ardhmen e BE. Slogani i Presidencës e përcakton qartë qëllimin: ‘Europa e qëndrueshme – E ardhmja e qëndrueshme’, e theksuar dhe nga Kryeminisri Antti Rinne, gjatë prezantimit zyrtar të programit të Parlamentin Finlandez. Prioritetet për Presidencën e Finlandës janë:

• Forcimi i vlerave të përbashkëta dhe sundimi i ligjit

• Një BE më konkuruese dhe më gjithëpërfshirëse
- Një treg i vetëm i orientuar drejt së ardhmes
-Mirëqenia dhe aftësitë: themeli i një rritjeje të qëndrueshme
-Një politikë tregtare ambicioze, e hapur dhe e bazuar në rregulla
-Drejt një bashkimi ekonomik gjithëpërfshirës
• Forcimi i pozitës së BE si një lider në veprimet klimaterike

• Mbrojtja dhe siguria e qytetarëve në mënyrë gjithëpërfshirëse
- Shërbim i jashtëm i fuqishëm, i bashkuar dhe efektiv
-Mbrojtja e Europës dhe ofrimi i sigurisë përmes
bashkëpunimit në fushën në siguri dhe mbrojtjes
-Ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj kërcënimeve hibride dhe kibernetike

• Çështje të tjera kryesore gjatë Presidencës së Finlandës
- Menaxhimi gjithëpërfshirës i migracionit 15
- Kuadri financiar shumëvjeçar për vitet 2021-2027: zbatimi i prioriteteve të BE-së

BE-ja mund të provojë vlerat e saj duke krijuar mirëqenie dhe prosperitet që është ana shoqërore ekologjike dhe ekonomike e qëndrushme. Europa mund të ushtrojë ndikim global vetëm nëse është e fortë dhe efektive.

Në këtë program është përmendur gjithashtu edhe politika e zgjerimit si një investim strategjik në paqe, stabilitet dhe zhvillimin në Europë. Finlanda do të vazhdojë punën për Zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, i cili është një një rajon me vlerë të lartë strategjike për BE. Ky është një lajm shumë i mirë edhe për vendin tonë që aspiron të bëhet pjesë e BE.  Finlanda do të mbajë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian nga 1 korriku deri më 31 dhjetor 2019.

eu2019.fi, korrik 2019

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk