Makinat elektrike: S'ka rrezik për shëndetin e njerëzve

Makinat elektrike: S'ka rrezik për shëndetin e njerëzve

Me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe të besimit lidhur me fushat magnetike në automjetet elektrike, hulumtuesit nisën projektin e financuar nga BE-ja 'EM-SAFETY’ dhe kryen matjet të fushave magnetike në nëntë automjete elektrike të ndryshme dhe tre makina akulli. Matjet janë kryer brenda automjetit nga një platformë elastike monitorimi me sensorë në kokë, gjoks dhe këmbët. Rezultatet treguan se intensiteti i fushës ishte më pak se 20% të limitit të rekomanduar nga Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jo-Jonizues (ICNIRP). Në rastin e makinave me gaz ose benzinë, ekspozimi ka qenë rreth 10% të vlerës së kufizuar.

Në bazë të matjeve dhe eksperimenteve të kryera, EM-SAFETY realizoi kabllo të emisioneve të ulëta, lidhëza dhe koncepte dizenjimi dhe udhëzimi për minimizimin e rrezatimit magentik. Partnerët e projektit përdorën këto komponentë në automjetet elektrike të krijuara rishtazi në bashkëpunim me një tjetër projekt të BE-së, WIDEMOB.

Një tjetër detyrë e rëndësishme ishte vlerësimi i ndikimit të ekspozimit magnetik mbi lëndët biologjike. Për këtë u zhvilluan eksperimente në linja të ndryshme të gjitarëve nën ekspozimin e frekuencave të ulëta të fushave magnetike, sigurisht në kushte të kontrolluara. Nuk kishte asnjë dëshmi të ndonjë efekti kancerogjen në fusha të tilla magnetike, apo të mundësisë për rritjen e ndonjë qelize kancerogjene nga fushat magnetike.

EM-SAFETY kontribuoi në zhvillimin e një platforme teknologjike standarde europiane, lidhur me dizenjimin e automjeteve elektrike që përmban arkitekturat, modelet, dhe mjetet për verifikimin dhe testimin e tyre.

                                                                                                                               CORDIS, shkurt 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk