Një perspektivë latino-amerikano për transportin publik të BE-së

Një perspektivë latino-amerikano për transportin publik të BE-së

Oleg Kamberski, një ndër ekspertët e UNTR-së, thotë se politikat e transportit të BE-së janë shumë mbrapa në krahasim me sistemin urban publik të Bogotas, të quajtur “TransMilenio”, (i cili përfshin 1400 autobusë verdh e kuq që udhëtojnë përmes 11 linjave dhe që transportojnë rreth 1,4 deri në 1.7 milionë pasagjerë në ditë).

Përcaktimi i një politike të qartë për sistemin e transportit publik paraqet interes të shumëfishtë, pasi do të sjellë një përfitim të madh për vetë shoqërinë nga njëra anë dhe për kompanitë apo bizneset në këtë sektor nga ana tjetër. Në këtë mënyrë, do të lehtësohet zhvillimi i një tregu dhe një mjedisi operacional publik, financiar, fiskal dhe legjislativ.
Qëllimi kryesor i këtij propozimi është të ulë konsumimin e naftës, duke reduktuar emetimet e dyoksidit të karbonit, si dhe të ulë numrin e aksidenteve rrugore. Gjithashtu përdorimi i gjerë i autobusëve urbanë, autobusëve për distanca të gjata, taksive dhe trenave mund të ulë numrin e përdoruesve individualë të makinave, duke ulur rrjedhimisht dhe nivelin e ndotjes së ajrit.

Megjithatë përdorimi i linjave të autobusëve nuk e ka pakësuar aspak trafikun e llahtarshëm të Bogotas, i karakterizuar rendomë nga bllokime rrugësh dhe radhë të gjata më tepër se një orë. Gjithashtu ngrihen mjaft pikëpyetje për ndotjen që autobusët mund t’i shkaktojnë ambientit. Si të mos të mjaftonte kjo, edhe grevat e kohëve të fundit kanë shkaktuar qindra mijëra euro dëme.

EurActiv, 24 shtator 2013

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk