Estonia, vend i parë në botë që ofron transportin publik falas

Estonia, vend i parë në botë që ofron transportin publik falas


Për të pasur të drejtën të përdorin lirisht transportin publik në Tallinn, qytetarët e Tallinn-it duhet të blejnë të ashtuquajturën “Kartën e Gjelbër” dhe ta personalizojnë atë. Edhe njerëzit që banojnë jashtë Tallinn mund të blejnë “Kartën e Gjelbër” që u mundëson atyre të ngarkojnë sasinë e nevojshme të parave për të përdorur transportin publik. Që nga zbatimi i transportit publik falas, mund të vërehet një rritje e konsiderueshme e numrit të banorëve të regjistruar në Tallin.

Ky veprim kishte për qëllim zvogëlimin e ndotjes së makinave dhe trafikut në qytet. Në vend të përdorimit të makinave, banorët po inkurajohen të përdorin tramvaje dhe autobusë. Por disa kritikë thonë se është një përdorim i dobët i fondeve publike dhe mund të çojë në ulje të shërbimeve sociale. Në rrënjën e saj kjo përbën një formë të rishpërndarjes fiskale. Kjo për shkak se transporti publik i Estonisë tashmë merr subvencione. Për shembull, operatori hekurudhor shtetëror Elron, do të marrë një rritje prej 31 milion € nga taksapaguesit vitin e ardhshëm. Rrugët e autobusëve ruralë për shkak të kostos së lirë, janë subvencionuar deri në 80 % të kostos. Ndërtimi i tyre tërësisht pa shpenzime duhet të kushtojë rreth 12.9 milionë € më shumë, kjo jo një sasi e madhe për një vend të vogël si Estonia.

Zhdukja e shitjeve të biletave dhe inspektimeve, ndërkohë do të eliminojë vonesat. Shifra mbi koston aktuale të tarifimit për udhëtimin e autobusëve të Estonisë mund të arrijë 6 % të buxhetit, kur vetëm 20 % e kostove të rrjetit të autobusëve po rimbursohen.  Plani vjen gjithashtu në një kohë kur është më e nevojshme se kurrë. Në një përpjekje për të përmirësuar burokracinë e vendit, Estonia vitin e kaluar ka kaluar një trazirë të madhe administrative, duke ripërpiluar hartën e vet për të zvogëluar 220 komunat e saj në vetëm 79. Ky bashkim i rretheve më të vogla në ato më të mëdha do të thotë që shumë estonezë rural tani duhet të udhëtojnë në distanca të gjata për të arritur në vendet e tyre të qarkut. Duke e bërë falas udhëtimit me autobus lehtëson këtë tranzicion.

Efekti i planit mund të jetë i gjërë. Siç tha Allan Alakula, kreu i Zyrës së Bashkimit Europian të Talinës, ndoshta, kjo do ta detyronte kryeqytetin e Estonisë të bënte transportin e saj publik falas, jo vetëm për vendasit, por për këdo, duke përfshirë edhe vizitorët.  "Kjo gjithashtu mund të ketë një efekt të mirë edhe në turizmin qytetit ".
Heldur Laane, anëtar i bordit të Qendrës së Transportit Publik Jogeva, u shpreh për BNS se udhëtimet falas në mjetet e transportit të qarkut nuk do të minojnë tregun për mjete të tjera të transportit. "Ne nuk kemi llojin e linjave me distanca të gjata dhe shërbimeve të trenit që do të dilnin në rrugë, ," tha Laane. Ai tha se vendimi është marrë në baza pragmatike, pasi komunat e qarkut nuk dëshirojnë të bëjnë shpenzime shtesë lidhur me tarifat e reduktuara.

Qarku Rapla, për shembull, ka refuzuar transportin falas me autobusët e qarkut, me arsyetimin se dëshiron të ketë një sistem të përbashkët të biletave për trena dhe autobusë. Deri më tani, Qendra e Transportit Publik Juglindor që organizon transportin publik të qarqeve Voru dhe Polva, Qarku Laane, si dhe komuna Saarema kanë vendosur të zbatojnë transportin publik falas. Qarku Harju, Rapla County dhe West-Viru County kanë refuzuar mundësinë për të futur transportin publik falas.

                                                                                                            World Economic Forum, qershor 2018

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk