Çfarë të rejash do të sjellë eHealth për kujdesin shëndetësor në BE?

Çfarë të rejash do të sjellë eHealth për kujdesin shëndetësor në BE?

Strategjia e tregut të vetëm digjital

Rritja e përdorimit të teknologjisë digjitale nëpërmjet krijimit të një tregu të vetëm digjital (DSM) është një ndër prioritetet kryesore të Komisionit Europian. Lançuar në 2015, DMS ka si qëllim të krijojë mundësi të reja digjitale si për bizneset ashtu dhe njerëzit si dhe të çojë tregun e përbashkët europian drejt periudhës digjitale. Sektori i shëndetësisë është një nga sektorët e përfshirë në këtë axhendë, duke pasur parasysh përfitimet e mundshme që shërbimet digjitale kanë për t'u ofruar qytetarëve dhe ndërmarrjeve në këtë fushë.

Një rishikim afatmesëm i DSM-së i kryer në maj 2017 vuri në dukje një tendencë për të lehtësuar qasjen dhe shkëmbimin e të dhënave shëndetësore për qëllime kërkimi ose trajtimi si dhe për të inkurajuar reagimet e pacientëve në lidhje me cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

Komunikimi për kujdesin shëndetësor digjital

Komunikimi i bërë në prill 2018 nga Komisioni mbi Transformimin e Kujdesit Shëndetësor Digjital synon të rrisë digjitalizimin e sektorëve të shëndetësisë. Komunikimi identifikon 3 shtylla rreth të cilave do të bazohen aktivitetet:

Shtylla e parë: Sigurimi i aksesit në të dhëna dhe shpërndarja e tyre. Për të pasur një akses më të zgjeruar dhe përtej kufijve të një territori të caktuar, Komisioni Europian po ndërton “eHealth Digital Service Infrastructure”, e cila do të mundësojë që recetat elektronike dhe të dhënat shëndetësore të pacientëve të mund të shkëmbehen mes institucioneve të ndryshme të kujdesit shëndetësor.  Shkëmbimet e para ndërkufitare filluan në vitin 2019, me qëllim që të gjitha vendet e tjera të BE-së të kenë arritur të njëjtin nivel bashkëpunimi deri në vitin 2020. Në afat më të gjatë, Komisioni po punon drejt një formati elektronik europian të shkëmbimit të të dhënave shëndetësore të qasur nga të gjithë qytetarët e BE-së.

Shtylla e dytë: Lidhja dhe shpërndarja e të dhënave shëndetësore për hulumtime, diagnozë më të shpejtë dhe përmirësim të shëndetit. Infrastruktura e decentralizuar europiane e shëndetit do të lehtësojë diagnostikimin dhe trajtimin duke i bërë procedurat më të shpejta; do të ndihmojë shërbimet shëndetësore në përgatitjen ndaj kërcënimeve ndërkufitare si dhe do të përmirësojë zhvillimin dhe mbikëqyrjen e produkteve mjekësore.

Shtylla e tretë: Fuqizimi qytetar dhe kujdesi individual nëpërmjet shërbimeve digjitale. Shërbimet digjitale mund të përmirësojnë parandalimin dhe menaxhimin e kushteve kronike si dhe të lejojnë pacientët të ofrojnë një vlerësim përkundrejt ofruesve të kujdesit shëndetësor. Sistemet shëndetësore do të përfitojnë gjithashtu nga modelet inovative që përdorin “telehealth” dhe “mHealth” për të adresuar kërkesën në rritje për kujdesin shëndetësor.

                                                                                                                       Komisioni Europian, mars 2019

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk