Zgjohu Europë! - Analizë nga George Soros

Zgjohu Europë! - Analizë nga George Soros


Europa dhe Shtetet e Bashkuara -secila për arsyet e veta- janë të vendosura të shmangin çdo konfrontim ushtarak të drejtpërdrejtë me Rusinë. Rusia po përfiton nga ngurrimi i tyre. Duke shkelur detyrimet e saj të traktatit, Rusia ka aneksuar Krimea-n dhe ka themeluar enklavat separatiste në Ukrainën lindore. 

Po aq shqetësuese ka qenë përcaktimi i udhëheqësve zyrtarë ndërkombëtarë për t’i dhënë angazhime të reja financiare Ukrainës, deri pas zgjedhjeve të 26 tetorit atje. Kjo ka çuar në një presion të rezervave valutore të Ukrainës dhe ka rritur spektrin e një krize financiare të nisur në vend. Ka presion nga donatorët, qoftë në Europë apo në SHBA, që mbajtësit e obligacioneve të marrin humbjet në investimet e tyre, si parakusht për ndihmë të mëtejshme zyrtare në Ukrainë, gjë që do të vinte në rrezik paratë e shumë tatimpaguesve. Ky do të ishte një gabim skandaloz. Qeveria e Ukrainës e kundërshton fuqishëm propozimin, sepse kjo do ta vinte Ukrainën në një vështirësi teknike, që do ta bënte praktikisht të pamundur që sektori privat të rifinanconte borxhin e saj.

Për t’i komplikuar gjërat, Rusia në të njëjtën kohë po vendos pengesa. Ajo po dështon së nënshkruari një marrëveshje për furnizimet e gazit që do të kujdesej për nevojat e Ukrainës në stinën e dimrit. Në të njëjtën kohë, Rusia po përpiqet të parandalojë shpërndarjen e gazit që Ukraina siguronte nga tregu europian përmes Sllovakisë. Në mënyrë të ngjashme, Rusia po negocion për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, për të monitoruar kufijtë ndërkohë që vazhdon të sulmojë aeroportin Donetsk dhe portin e qytetit Mariupol.

Unë dyshoj se Putin mund të ketë perspektivën e një ujdie të madhe në të cilën Rusia ndihmon Shtetet e Bashkuara kundër ISIS-për shembull duke mos furnizuar Sirinë me raketat S300 që i ka premtuar. Çfarë është më keq, Presidenti Obama mund ta pranojë një marrëveshje të tillë. Ky do të ishte një gabim tragjik, me pasoja të mëdha gjeopolitike. Pa nënvlerësuar kërcënimin nga ISIS, ruajtja e pavarësisë së Ukrainës duhet të ketë përparësi; pa të, edhe aleanca kundër ISIS do të binte poshtë. Rënia e Ukrainës do të jetë një humbje e madhe për NATO-n, Bashkimin Europian, dhe Shtetet e Bashkuara. Një Rusi fitimtare do të bëhej me shumë më ndikim branda BE-së dhe do të përbënte një kërcënim të fuqishëm për shtetet baltike me popullsitë e tyre të mëdha etnike ruse. Në vend të mbështetjes së Ukrainës, NATO do të duhet ta mbrojë veten në tokën e vet. Kjo do t’i bënte BE dhe SHBA më të ekspozuara përballë rrezikut, të cilin janë përpjekur shumë ta shmangin: një konfrontim i drejtpërdrejtë ushtarak me Rusinë. Bashkimi Europian do të bëhet edhe më i ndarë dhe i papërmbajtshëm. Pse SHBA dhe vendeve të tjera të NATO-s duhet ta lejojë këtë gjë të ndodhë?

Argumenti që ka mbizotëruar në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara është se Putini nuk është Hitleri; duke i dhënë atij çdo gjë që mund të kërkojë në mënyrë të arsyeshme, ai mund të parandalohet nga përdorimi i mëtejshëm i forcës. Ndërkohë, sanksionet kundër Rusisë - të cilat përfshijnë për shembull, kufizimet mbi transaksionet e biznesit, financës dhe tregtisë, do të kenë efektin e tyre dhe në afat të gjatë Rusia do të duhet të tërhiqet në mënyrë që të fitojë një lehtësim prej tyre.  Ndërkohë ka kundër argumenta që janë më pak të dukshme, por edhe më e rëndësishme. Së pari, autoritetet perëndimore kanë injoruar rëndësinë e asaj që unë e quaj " Ukraina e re " që ka lindur në rezistencën e suksesshme në Maidan. Shumë zyrtarë me një histori që ka të bëjë me Ukrainën,  kanë vështirësi për t’u përshtatur me ndryshimin revolucionar që ka ndodhur atje. Marrëveshja e Asociimit e nënshkruar kohët e fundit mes BE-së dhe Ukrainës u negociua fillimisht me qeverinë Yanukovych. Kjo hartë e detajuar rrugore  tani ka nevojë për rregullim në një situatë krejtësisht të ndryshme. Për shembull, harta rrugore bën thirrje për zëvendësimin gradual dhe rikualifikimin e gjyqësorit gjatë pesë viteve, ndërsa publiku po grindet për ripërtëritjen e menjëhershme dhe radikale. Në kundërshtim me disa llogari që qarkullojnë gjerësisht, rezistenca në Maidan është udhëhequr nga ajka e shoqërisë civile: të rinjtë, shumë prej të cilëve kishin studiuar jashtë vendit dhe nuk pranuan t’i bashkoheshin as qeverisë as biznesit në kthimin e tyre, sepse të dyja i panë si të pështira.

Ukraina e re duhet të luftojë me agresionin rus, rezistencën burokratike si në vend dhe jashtë vendit, dhe konfuzionin në popullatën e përgjithshme. Çuditërisht, ajo ka mbështetjen e shumë oligarkëve, Presidenti Poroshenko që kryeson mes tyre, dhe popullatës në përgjithësi. Ka sigurisht dallime të thella në histori, gjuhë, dhe opinion mes pjesëve lindore dhe perëndimore të vendit, por Ukraina është më e bashkuar dhe më me mendje europiane se kurrë më parë. Ky unitet, megjithatë, është shumë i brishtë. Ukraina e re ka mbetur kryesisht e panjohur, sepse u desh kohë para se ndikimi i saj të mund të ndihej. Praktikisht nuk kishte forca të sigurisë në dispozicion të saj kur u themelua. Për të vlerësuar meritat e Ukrainës së re, duhet thenë se aktualisht, angazhimi qytetar dhe politik është ndoshta më i lartë se kudo tjetër në Europë. Njerëzit kanë provuar gatishmërinë e tyre për të sakrifikuar jetën e tyre për vendin e tyre. Këto janë pikat e forta të fshehura të Ukrainës së re që janë anashkaluar nga Perëndimi.

Mangësi tjetër e qëndrimit aktual europian ndaj Ukrainës është se ajo nuk arrin të njohë faktin se sulmi rus në Ukrainë është në mënyrë të tërthortë një sulm ndaj Bashkimit Europian dhe parimet e saj të qeverisjes. Duhet të jetë e qartë se është e papërshtatshme për një vend, apo shoqatat e vendeve në luftë, të ndjekin një politikë të kursimit fiskal, siç Bashkimi Europian vazhdon të bëjë. Të gjitha burimet në dispozicion duhet të vihen në punë në përpjekjet e luftës, edhe në qoftë se kjo përfshin ngritjen e deficiteteve buxhetore. Jo vetëm mbijetesa e Ukrainës së Re, por e ardhmja e NATO-s dhe e vetë Bashkimit Europian është në rrezik. Në mungesë të një rezistence të unifikuar, nuk është realiste të pritet që Putin do të ndalojë shtypjen ndaj Ukrainës, kur ndarja e Europës dhe dominimi i saj nga Rusia është në horizont. Duke identifikuar disa nga të metat e qasjes aktuale, do të përpiqem të përcaktoj kursin që Europa duhet të ndjekë. Sanksionet kundër Rusisë janë të nevojshme, por ato janë një e keqe e domosdoshme. Ato kanë një efekt depresiv jo vetëm në Rusi, por edhe në ekonomitë europiane, përfshirë këtu edhe Gjermaninë. Kjo përkeqëson forcat recesionare dhe deflacionin që tashmë veprojnë në vend. Në të kundërt, duke ndihmuar Ukrainën në mbrojtjen e saj kundrejt agresionit rus do të ketë një efekt stimulues jo vetëm në Ukrainë, por edhe në Europë. Ky është parimi që duhet të udhëheqë ndihmën europiane në Ukrainë.

Gjermania, si mbështetësja kryesore e kursimit fiskal, duhet të kuptojë kontradiktën e brendshme të përfshirë. Kancelarja Angela Merkel është sjellë si një europiane e vërtetë në lidhje me kërcënimin që vjen nga Rusia. Ajo ka qenë avokatja kryesore e sanksioneve të Rusisë dhe ka qenë më e gatshme për të përfillur opinionin publik gjerman dhe interesat e biznesit në këtë gjë, më shumë se në çdo çështje tjetër. Vetëm pas rënies në korrik të avionit civil Malajzez, opinioni publik gjerman u konfliktua me kancelaren. Megjithatë sa i përket kursimit fiskal, kohët e fundit ajo ka rikonfirmuar besnikërinë e saj ndaj ortodoksisë së Bundesbank - ndoshta në përgjigje të inkursioneve zgjedhore të bëra nga Alternativa për Gjermaninë, partia anti-euro. Ajo duket se nuk po e kupton se sa e paqëndrueshme është. Ajo duhet të jetë edhe më e angazhuar për të ndihmuar Ukrainën se sa në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Ukraina e re ka dëshirën politike për të mbrojtur Europën kundrejt agresionit rus dhe për t'u angazhuar në reforma radikale strukturore. Për ta ruajtur dhe përforcuar atë vullnet, Ukraina ka nevojë të marrë ndihmën e duhur nga mbështetësit e saj. Pa atë, rezultatet do të jenë zhgënjyese dhe shpresa do të kthehet në dëshpërim.

Është koha për anëtarët e Bashkimit Europian që të zgjohen dhe të sillen si vende në mënyrë indirekte në luftë. Ata janë më të mirë kur ndihmojnë Ukrainën për të mbrojtur veten e saj se sa kur luftojnë për veten e tyre. Në një mënyrë ose në një tjetër, kontradikta e brendshme në mes të qenurit në luftë dhe të mbeturit e angazhuar me masat shtrënguese fiskale, duhet të eliminohet. Aty ku ka një vullnet,  ka një mënyrë. Është gjithashtu koha për Bashkimin Europian ta shohë me sy kritik veten. Duhet të ketë diçka të gabuar lidhur me BE-në, nëse Rusia e Putinit mund të jetë kaq e suksesshme edhe në afat të shkurtër. Burokracia e BE-së nuk ka më një monopol të pushtetit dhe nuk ka shumë gjëra për t’u krenuar. Duhet të mësojë të jetë më e bashkuar, fleksibël, dhe efikase. Dhe vetë europianët kanë nevojë t’i hedhin një vështrim të afërt Ukrainës së re. Kjo mund t’i ndihmojë ata të kenë përsëri shpirtin që çoi në krijimin e Bashkimit Europian. Bashkimi Europian do të shpëtojë veten e tij duke ruajtur Ukrainën.
                                                                                               The New York Review of Books, tetor 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk