Skenari i munguar i Juncker: Fuqizimi i vendeve anëtare

Skenari i munguar i Juncker: Fuqizimi i vendeve anëtare


1) Vazhdojmë përpara. Sipas Aiginger ky opsion është një zgjerim linear i politikës së tanishme. Kjo lloj politike ka çuar në papunësi të lartë dhe shihet se qytetarët janë të zhgënjyer në lidhje me Projektin Europian.
2) Asgjë, përveç Tregut të Vetëm. Ky është një kthim në konceptin e tregut të vetëm, një zmbrapsje e cila mund ti mbyllë gojën disa kundërshtarëve, por është menaxhuar keq, duke pasur parasysh sfidat e reja të konflikteve politike, globalizimin dhe ndryshimet klimaterike.
3) Çfarë vëzhguesit shohin si opsionin e preferuar të presidentit është numri tre: Ata që duan më shumë, duhet të bëjnë më shumë, një Europë e shpejtësive të ndryshme me askënd në timon. Kjo është ringjallja e idesë së një Europe bërthamë (të dominuar nga Gjermania, me ose pa Francën) dhe me një periferi.
4)Opsioni i katërt është “të bërit më pak”, por me më shumë efikasitet, ku raporti sugjeron heqjen dorë nga politikat rajonale dhe nga disa pjesë të politikave të punësimit.
5) Opsioni i pestë “duke bërë shumë më tepër”, është i parealizueshëm si mundësi duke pasur parasysh gjendjen aktuale të qytetarëve dhe qeverive. Ky skenar duke se është vendosur si opsion si mënyrë që i preferuari i Juncker skenari numër tre të duket si një kompromis i mirë.

Arsyeja pse Juncker prezanton pesë skenarët në vend të një strategjie është sepse ai ka hequr dorë nga çdo shpresë e gjetjes së një konsensusi. Ai nuk është i gatshëm, në vitet e fundit të presidencës së tij, të marrë udhëheqjen e një strategjie të re. Ndërsa mosbesimi i qytetarëve në institucionet europiane është në rritje, Juncker nuk mund të zgjidhë situatën e vështirë ku shumica e problemeve të ngutshme kërkojnë një përgjigje të koordinuar europiane. Kjo për arsye se BE-ja është konsideruar e centralizuar, burokratike, dhe e ndikuar nga kompanitë e mëdha.

Qasja e re

Edhe pse ka një zhgënjim në performancën e BE-së, përsëri duket se europianët - veçanërisht të rinjtë - në shumicë dërrmuese priren të votojnë për më shumë Europë, kjo u dallua edhe në Anketimin e zhvilluar nga Eurobarometër. Kjo na çon në një opsion të gjashtë: një Europë të fortë, e cila paraqet përgjigjet kryesore për sfidat e reja globale, por në një mënyrë të tillë që fuqizon vendet dhe individët për të kërkuar zgjidhjen më të mirë.

Politika europiane do të zgjerojë objektivat për vendet sipas preferencave dhe prioriteteve të tyre. Më shumë sovranitet kombëtar krijohet nëpërmjet një politike europiane që adreson ato sfida, të cilat nuk mund të plotësohen nga vendet individualisht. Kjo për politikën e fiskale, do të thotë se Europa do të garantojë që taksat të mos zhvendosen në vendet me norma të ulëta.

Duke nënkuptuar se politika europiane duhet të përcaktojë periudhat në të cilat të gjithë vendet duhet të zgjerojnë shpenzimet publike, si dhe kur ata duhet të ulin borxhin. Nëse një vend përpiqet të stimulojë i vetëm kërkesën, rezultati do të jetë i vogël, pasi një pjesë e madhe e shpenzimeve shpërndahet në vendet fqinje. Nga ana tjetër efekti do të jetë më i madh nëse të gjitha shtetet punojnë njëkohësisht në të njëjtin drejtim. Nëse politika është e koordinuar, çdo vend mund të rrisë shpenzimet apo të ulë taksat bazuar në preferencën e vet. Në të kundërt, nëse vendet do të presin njëra-tjetrën që të bëjnë punën dhe vetë të mos përpiqen, rritja ekonomike do të jetë më e vogël dhe papunësia do të rritej.

Ideja qëndron në koordinimin e politikave në mënyrë që të përmbushen sfidat e reja, por gjithmonë duke fuqizuar shtetet anëtare. Europa shpenzon më shumë në politikën rajonale se çdo vend anëtar do mund të bënte i vetëm. Rajonet me të ardhura të ulëta për frymë dhe punësim marrin më shumë para dhe rajonet më të pasura më pak. Megjithatë qasja në të hollat europiane është e varur nga konceptet rajonale. Këto përcaktojnë prioritetet për prodhim, turizëm apo shërbimet shëndetësore.

Skenari i gjashtë

Kjo strategji është e ndryshme nga ato të propozuara nga Juncker. Vendet nuk vendosin nëse do të shkojnë për integrimin europian apo do të tërhiqen nga politikat që ata nuk pëlqejnë. Europa shkon përpara me anë të zgjidhjeve të përbashkëta, kur problemet nuk mund të zgjidhen nga vendet individualisht.
Në këtë skenar, Europa nuk është "duke bërë më pak", duke i dhënë më shumë hapësirë shteteve në bërjen e politikave në fushat përkatëse, dhe nuk është duke bërë "shumë më tepër", që nuk do të mbështetej nga qytetarët. Europa adreson sfidat globale, jo nga rregullat burokratike, por më tepër duke fuqizuar anëtarët dhe individët për të zhvilluar konceptet dhe iniciativat. Ata përmirësojnë kushtet e jetesës dhe lejojnë risi në fushat ku zgjidhjet optimale nuk janë njohur ende dhe në të cilat kushtet fillestare kombëtare dhe preferencat janë të ndryshme. Pra, Europa mund të vazhdojë të jetë një model suksesi, i cili është tanimë nga një perspektivë historike, dhe që po formëson globalizmin sipas pikave të forta që ajo ka.

                                                                                                                                 Euractiv, mars 2017

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk