“Merkelizmi” sipas këndvështrimeve të personaliteteve të ndryshme botërore

“Merkelizmi” sipas këndvështrimeve të personaliteteve të ndryshme botërore

Alastair Campbell, ish-drejtor komunikimi dhe strategjisë për kryeministrin britanik Tony Blair, së fundmi i bërë mjaft i njohur dhe për publikun shqiptar.

“Në politikën britanike do të ishte e vështirë të ndërmerrje një fushatë si ajo e Merkel. Ajo nuk ka mbajtur fjalime masive dhe vizionare. Sigurisht qe fushatat e saj mund të kishin pasur dhe më shumë nxehtësi mes kandidatëve, por pse të ndërmerrte ajo të tilla rreziqe? Shumë njerëz mendojnë se një politikan modern është ai i një stili dhe retorike të Obamës, i pashëm, i ri, plot energji. Në fakt Merkel është e fuqishme por ajo nuk bën thirrje për fuqinë. Votuesit nuk janë budallenj, dhe ata e kuptojnë sensin e vërtetë të origjinalitetit. Unë jam një fans i Gjermanisë. Në Britani kemi aq shumë debate qesharake për Europën, dhe një shumicë e konsiderueshme i referohen miteve dhe gënjeshtrave. Debatet gjermane janë më të inteligjente dhe të matura se tonat.”

Mikhail Gorbachev, ish-lideri i Bashkimit Sovjetik dhe i laureat i çmimit Nobel për paqen

“Isha shumë i surprizuar që Demokratët e Lirë u votuan aq pak dhe me siguri kjo lidhet me faktin që nuk ka më figura si Hans-Dietrich Genscher. Sipas opinionit tim, ka akoma një potencial të lartë për një parti liberale në Gjermani. Angela Merkel mund të jetë shumë e ashpër, por ajo është mbi të gjitha një politikane që dëgjon dhe arrin kompromise. Ajo ia ka arritur të menaxhojë balancat e interesave të Gjermanisë, Europës dhe botës me vendimet e saj. Koalicioni i Gjermanisë si me Social Demokratët si me të Gjelbrit nuk sjell asnjë ndryshim për ne. Mbi të gjitha, marrëdhëniet gjermano-ruse shkojnë përtej politikave të përditshme dhe qëndrojnë mbi një themel të fortë ekzistues prej dekadash.”

Bruno LeMaire, përfaqësues konservator i parlamentit francez

“Dhjetë vjet më parë Gjermania ishte “njeriu i sëmurë” i Europës, kurse tani ka arritur të forcohet sërish. Por asgjë nuk do jetë më e rrezikshme për Europën sesa një Gjermani që ecën përpara vetëm. Kancelarja gjermane ka nevojë për një partner të besueshëm francez. Ajo duhet të marrë një vendim historik: Çfarë do të bëjë me fitoren? A do ta përdorë vetëm për përfitimet e Gjermanisë? Apo për të forcuar unitetin europian? Bashkimi Europian nuk po funksionon siç duhet dhe kjo shpjegon rritjen në numër të ekstremistëve dhe euroskeptikëve. Shumë njerëz nuk po kuptojnë më çfarë dëshiron Europa dhe çfarë mund të arrijë. Ne duhet të flasim nëse euro-ja është e mbivlerësuar dhe nëse kemi nevojë për një politikë tjetër monetare ne Bankën Qendrore Europiane. Është e rëndësishme që Angela Merkel t’i tregojë partnerëve të saj që është e hapur për diskutime të tilla.”

Pantelis Kapsis, zv/ministri grek i Kulturës

“Jam i kënaqur që kancelaria gjermane Merkel doli dhe më e fortë pas zgjedhjeve. Gjithsesi unë shikoja SPD-në të arrinte një rezultat më të lartë, pasi kjo parti foli qartë në favor të Planit Marshall për të ndihmuar Greqinë, kështu që pjesëmarrja e tyre në qeveri do të ishte pozitive për ne. Zgjedhjet e Bundestagut vendosin një shembull për Greqinë. Një qendër e fortë politike ka qenë gjithmonë ëndërr e Konrad Adenauer, kështu që ekstremet politike nuk do të munden më të dominojnë. Këtu në Greqi po ndodh fatkeqësisht e kundërta: Populistët e krahut të djathtë dhe partitë ekstreme po influencojnë dukshëm në axhendën politike.”

Fu Ying, Kreu i Komitetit të Punëve të jashtme, Kongresi Popullor Kombëtar, Republika Popullore e Kinës

“Si femër dhe diplomate, e kam vëzhguar së afërmi performancën e Angela Merkel ndër vite. Ajo i meriton rezultatet e zgjedhjeve. Gjermania dhe Europa janë me fat që kanë atë në këtë pozicion lidershipi.”

Giuliano Ferrara, publicist i qendrës së djathtë italiane

“Merkel është alternativa e narcizizmit mashkullor. Ne italianët jemi mësuar me gjeste të mëdha nga politikanët tanë që duken aq artificiale e të ekzagjeruara. Kancelarja është figurë e besueshme dhe premton vazhdimësi. Pas zgjedhjeve kaotike italiane të shkurtit, për katër vitet e ardhshme ne me siguri do frikësohemi, do ta urrejmë apo do e keqkuptojmë Kancelaren Merkel.”

Aleksandër Kvashnjevski, ish-president i Polonisë

“Është impresionuese që në një kohë krize kur besimi në politikë dhe politikanë është ulur ndjeshëm, të arrihet një rezultat aq i mirë në zgjedhje. Qëndrimet pro-europiane të partive të koalicionit potencial janë një garanci se Gjermania do të vazhdojë të nxisë aktivisht BE-në dhe të ushqejë shpresat e integrimit të vendeve të Europës lindore. Dhe çfarë rëndësie kanë për Poloninë zgjedhjet? Asgjë nuk ka ndryshuar për ne. Ne e kemi njohur dhe vlerësuar Angela Merkelin për një kohë të gjatë.”

Aangeen Dadfar Spanta, Këshilltare Sigurie Kombëtare i Republikës Islamike të Afganistanit

“Ne shpresojmë se angazhimi i Gjermanisë do të vazhdojë. Sipas këndvështrimit tonë, Merkel po ndjek një politikë të suksesshme paqeje: mosndërhyrje në Libi dhe një qasje të kujdesshme mbi Sirinë. Ne e shohim këtë si mjaft pozitive.”

Por siç mund të pritet, rizgjedhja e kancelares Merkel është komentuar edhe nga kundërshtarë të saj të paepur, siç është dhe George Soros. Sipas tij është e qartë që Merkeli është votuar nga qytetarët që besojnë se ajo mbron interesat e Gjermanisë në masat e marra në lidhje me krizën e eurozonës. Por sipas Soros, është po kaq e qartë së fitorja e saj ishte një fitore si e Pirros. Kjo sepse status quo-ja që po ruhet në eurozonë nuk është as e tolerueshme, as e qëndrueshme. Zakonisht ekonomistët do ta quanin një ekuilibër inferior. Unë e quaj atë një makth i cili po shkakton dhimbje dhe vuajtje të jashtëzakonshme që mund të shmangen lehtësisht në qoftë se idetë e gabuara dhe tabutë mbi të cilat mbështet do të rrëzoheshin. Sipas Soros, problemi është që vendet debitore e ndjejnë të gjithë barrën e dhimbjes, ndërsa kreditorët – si Gjermania - imponojë këto ide të gabuara dhe tabu. - Gorge Soros, Project Syndicate, shtator 2013.

Spiegel International, shtator 2013

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk