Demokracia, përballë ambjentit shqiptar

Demokracia, përballë ambjentit shqiptar

Në rrethanat politike të strukturuara nga një pluralitet i identiteteve, llojeve kulturore dhe të interesave, secila mbase duke artikuluar regjime të ndryshme normative, demokracia ofron një bazë për tolerimin, elaborimin dhe negociimin e dallimit. Demokracia nuk pajton vlerat, por më tepër sugjeron një mënyre të ndërlidhjes së vlerave me njëra-tjetrën dhe të lënies së zgjidhjes së konflikteve të vlerave hapura për pjesëmarrësit në një proces publik, që u nënshtrohet vetëm masave të caktuara, të cilat mbrojnë formën e procesit. Në kohën që jetojmë sot, është një moment fundamental tranzicioni. Ka tendenca që e dobësojnë demokracinë. Skena që ekziston është frikësuese për faktin që përqendrimi po bëhet në duart e kapitalit multinacional dhe rolin e dobësuar të shteteve të ballafaquara me proceset dhe forcat demokratike globale të tregut. Prandaj edhe demokracia po humbet shkëlqimin e saj në këtë kontekst.

Po ndaloj tek vendi jonë, Shqipëria. Çdokush nga ne thotë që jetojmë në demokraci, jemi një shtet demokratik. Por, në qoftë se futemi pak në mantelin e demokracisë shqiptare përballemi me pengesa që vënë në pikëpyetje këto mendime. Në një vend ku vota shitet thjeshtë në këmbim të vlerës monetare, kur njerëzit disa të detyruar, e disa të tjerë që zgjedhin vetë ta bëjnë këtë. Në një vend ku je i detyruar të fshehësh bindjen politike vetëm nga frika se mund të hiqen nga puna prindërit apo ke frikë se mund të kesh probleme më pas për veten, çfarë lloj demokracie është kjo? Ndoshta, kundërpërgjigja juaj do të jetë se vota e lirë dhe e ndershme nuk është e vetmja mënyrë , element për të vlerësuar demokracinë. Por jo, unë mendoj dhe besoj që vota është mënyra më e mirë për të treguar se çdokush nga ne ka “vlerë” ka “peshë”. NË qoftë se nuk do të kishte vlerë, atëherë politikanët nuk do të na nënshtroheshin thjesht gjatë muajve të fushatave elektorale apo votimeve. Ajo votë është përcaktim i demokracisë, përfaqësim i vetes tonë. Por, fatkeqësishtë shumica nuk e kupton , mendon se është thjesht “1 votë”.

Një element tjetër që mua më bën ta vë në dyshim demokracinë e shtetit tonë është fuqia që kemi ne “populli” , “sovrani” kundrejtë pushtetarëve. Ne i zgjedhim ato , por nuk kemi fuqi tiu heqim. Më saktë kemi frikë. Frikë se ato të tjerët që do vijnë do jenë të njëjtë. Kemi frikën të provojmë ndryshimet, të zhdukim oligarkët që thjesht mbushin xhepat, e ndërkohë populli vuan. Vuan se është i pastrehë, vuan se është i papunë, vuan se nuk jeton dot. Vuan sepse vetë e bën këtë zgjidhje. Akoma nuk e kemi kuptuar, nuk e kemi ngulitur në kokë se ne i kemi në dorë ato.

Në Shqipëri ligjet bëhen, por nuk zbatohen. Çdo të enjte mblidhet kuvendi, nxjerr ligje, akte e ato vete i shkelin. Populli nuk falet. Nuk paguan energjinë elektrike shkon në burg, ngrihet në protestë për të mbrojtur pronën, të drejtat ,burgoset. Ndërsa fakti që janë të pushtetshëm, krimin drogën profesion të dytë, nuk dënohen. Drejtësinë e kanë vetë në dorë. Ligji janë vetë. Tani edhe vetë që po shkruaj, nuk po arrij dot të konceptoj parimet e demokracisë. Shpesh përballemi me elemente antidemokratik, por kur i bën bashkë të gjithë bëhet një katrahurë e vërtetë. Pretendojmë të hyjmë në BE. Ndoshta është gjykues mendimi im, ndoshta është pesimist por kjo është e vërteta, në këtë gjendje që jemi nuk ka sens të bashkohemi me familjen e madhe europiane. Jam studente, jam rinia, shpresa, e ardhmja e këtij vendi. Edhe unë kërkoj mundësi zhvillimi, punësim, por jo me këtë Shqipëri. Nuk e dua këtë mundësi, me këtë gjendje të vendit tim. Në kohën që vendi jonë është gati për tu aderuar, kur jemi një vend me model europian, atëherë portat e BE do të hapen dhe për ne, madje do kërkojnë të jemi pjesë e tyre. Prandaj, duhet të punojmë, të forcojmë demokracinë e vendit tonë. Nuk kemi nevojë të jemi thjesht një numër i shtuar. Shqipëria është vendi i duhur për të qëndruar të gjithë ne këtu. Demokracia ka nevojë për ndërhyrjen tonë.

                                                                       Rajmonda Basha, Finaliste e Konkursit "Democracy Alive" 2019

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk