Për herë të parë, Mbretëria e Bashkuar përcakton një Ministër për Vetminë

Për herë të parë, Mbretëria e Bashkuar përcakton një Ministër për Vetminë


Komisioni Cox punon në kujtim të zonjës Cox, një 41 vjeçare, ligjvënëse e Partisë Laburiste, e cila u qëllua për vdekje nga një ekstremist i krahut të djathtë në vitin 2016. Ajo kishte qenë një zë i shquar në Parlament për çështjen e vetmisë, duke krijuar kështu edhe një komision ndërpartiak që synonte të fillonte një bisedë kombëtare dhe të përcaktonte shkallën dhe ndikimin e vetmisë në Britani. Çështja nxiti Kryeministren Theresa May që më 17 janar të emërojë një ministër për vetminë dhe luftë kundër izolimit, dhe u shpreh se "Për shumë njerëz, vetmia është realiteti i trishtë i jetës moderne. Dua të përballem me këtë sfidë për shoqërinë tonë dhe për të gjithë ne për të ndërmarrë veprime konkrete për të adresuar vetminë që i ka prekur të moshuarit, ata që kanë humbur të dashurit, njerëz që nuk kanë njeri me të cilin të flasin ose të ndajnë mendimet dhe përvojat e tyre. "

May njoftoi se Tracey Crouch, e cila ishte ministre e sportit dhe shoqërisë civile, do të drejtojë një grup qeveritar për të vijuar punën e Cox dhe për të vendosur politika të reja mbi këtë çështje. Paralelisht, Zyra për Statistikat Kombëtare do të ndihmojë në krijimin e një metode për të matur vetminë dhe do të krijohet një fond për të ndihmuar qeverinë dhe organizatat bamirëse për të zhvilluar një strategji më të gjerë për të identifikuar mundësitë për të trajtuar problemin.

Hulumtimet e qeverisë britanike kanë zbuluar të dhëna të trishta e të frikshme për gjendjen aktuale të qytetarëve të saj ku rreth 200 000 njerëz të moshuar në Britani nuk kanë pasur një bisedë me një mik apo të afërm në më shumë se një muaj. Rreth kësaj çështjeje kaq delikate është shprehur edhe Mark Robinson, drejtuesi i Age UK, organizata më e madhe bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar, e cila punon me të moshuarit. Robinson ka paralajmëruar se vetmia mund të ketë pasojë edhe vdekjen: "Është provuar se vetmia mund të jetë më keq për shëndetin sesa pirja e 15 cigareve në ditë, por ajo mund të kapërcehet dhe nuk duhet të jetë më një faktor në jetën e njerëzve të moshuar" - shton ai.

Bota po vuan nga një epidemi e vetmisë. Nëse nuk mund të rindërtojmë lidhje të forta dhe të vërteta shoqërore, ne do të vazhdojmë të ndahemi - në vendin e punës dhe në shoqëri. Këtë realitet të zymtë duket se Mbretëria e Bashkuar ka zgjedhur ta ndryshojë, me anë të strategjive dhe politikave që Ministria më e re dhe më e veçantë do të ndjekë në vazhdim.

                                                                                                               The New York Times, shkurt 2018

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk