Rolet e ndryshme të eurodeputetëve

Rolet e ndryshme të eurodeputetëve

Raportuesi

Sa herë që prezantohet një propozim i ri legjislativ, komisioni që merret me çështjen në fjalë është i ngarkuar me hartimin e një rekomandimi, për të cilin votojnë të gjithë deputetët. Për shembull, në qoftë se nisma ka të bëjë me transportin e bagëtive, atëherë me të merret komisioni i bujqësisë, dhe në qoftë se është në lidhje me një traktat tregtar me Kanadanë, ajo do t’i shkojë komisionit të tregtisë ndërkombëtare.

Komisioni cakton një deputet të PE-së për të përgatitur raportin. Ky person, i njohur si raportues, shpesh konsultohet me grupet politike dhe me ekspertë, ndonjëherë organizohen edhe seanca të posaçme pë të bërë këto konsultime. Bazuar në informacionin e marrë, ai/ajo harton një tekst, duke përfshirë amendamentet, të cilat më pas votohen nga komiteti. Pas kësaj, gjatë një sesioni plenar të gjithë eurodeputetët votojnë për raportin.

“Raportuesi Hije”

Për të ndjekur progresin e një raporti, grupet politike kanë mundësinë e emërimit të “raportuesit hije”. Ata janë përgjegjës për subjektin brenda grupit të tyre politik dhe luajnë një rol të rëndësishëm duke lehtësuar arritjen e një kompromisi mbi propozimin legjislativ.

Koordinator

Grupet politike mund të caktojnë dikë si koordinator në çdo komision për të vepruar si zëdhënës kryesor i grupit në atë komision dhe së bashku me koordinatorët e tjerë të përgatitin vendimet që duhet të ndërmerren nga komisioni, veçanërisht për procedurën dhe emërimin e raportuesve. Ata gjithashtu mund të mobilizojnë anëtarët e grupit gjatë procedurave të rëndësishme të votimit dhe mund të emërojnë “raportuesit hije”.

Në qoftë se një komisionit i kërkohet një opinion mbi një raport të përgatitur nga një komision tjetër, ai ka mundësinë e emërimit të një raportuesi, i cili do të jetë përgjegjës për hartimin e këtij opinioni.
                                                                                                                  Parlamenti Europian, prill 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk