Mirësevini në “shtetet” më të reja në Europë

Mirësevini në “shtetet” më të reja në Europë


Megjithatë themeluesit e tij, deklarojnë se kjo tokë ka të drejtën të ekzistojë prandaj Mbretëria tashmë do të jetë e lokalizuar në një pjesë të padeklaruar të tokës përgjatë lumit Danub, pranë “Republikës së Lirë të Liberland-it”. Piotr Wawrzynkiewicz, njeri prej themeluesve tha se ideja është “ të krijohet një vend ku të gjithë, pavarësisht ngjyrës së lëkurës, fesë apo nacionalitetit, do të kenë mundësi të shprehin opinionet, të studiojnë falas dhe të fitojnë para pa u shqetësuar për taksat”.

Është hera e dytë që një mikro-vend formohet brenda një muaji dhe është deklaruar nga një grup polakësh që e zbuluan atë si “terra nullius” – tokë pa zot. Në të njëjtën formë çeku Vit Jedlicka në muajin mars krijoi Republikën e Lirë të Liberland, në një parcelë të vogël pranë lumit Danub midis Kroacisë dhe Serbisë.
Ndërkohë që në Hagë pritet një panel ndërkombëtar arbitrazhi për të rregulluar kufirin midisi Sllovenisë dhe Kroacisë, një zgjidhje për mosmarrëveshjen midis Kroacisë dhe Serbisë ende nuk është në horizont, prandaj krijimi i një shteti të ri në këto hapësira, mund të mos jetë thjesht një aventurë e përkohshme.

Vít Jedlička, një politikan çek, tregtar dhe aktivist, kërkon të krijojë shtet-qytetin Liberland, në atë që ai e konsideron një pjesë të vogël toke, të pabanuar dhe të padeklaruar, pas prishjes së ish-Jugosllavisë.  “Shteti” pretendohet të ekzistojë në bregun perëndimor të lumit Danub midis Kroacisë dhe Serbisë. Por deri më tani asnjë vend nuk do të njohë zyrtarisht Liberland. Zyrtarë të Kroacisë kanë qenë vazhdimisht skeptik dhe kritikues. Të ardhurit e mundshëm janë paralajmëruar se mund të arrestohen nëse shkelin në atë tokë madje së fundmi pati një arrestim të Jedlicka së bashku me një grup mbështetësish. Shumica e vendasve në komunitetet përreth , nuk janë në djeni të planit dhe shumë pak prej tyre e kanë marrë seriozisht ekzistencën e tij. Vendi nuk ka lidhje elektrike, ujë apo kanalizime të tjera. E vetmja strukturë është një shtëpi e braktisur më 1980, kur zona ishte ende pjesë e Jugosllavisë.

Megjithatë interesi nuk ka munguar. Shumë njerëz jo vetëm kanë aplikuar për të qenë qytetar të Liberland, por edhe tërhiqen nga ideja e perspektivës për një qeveri të vogël dhe taksa të ulëta në zemër të Europës. Madje arkitektë entuziast kanë hartuar plane urbanistike për “Liberty City “që pretendohet të jetë edhe kryeqyteti. Themeluesi deklaron se çelësi është të njihet si vend, prandaj kanë nisur edhe lobimet dhe kontakte me ambasada për njohjen e Liberland si shtet.

Mikro - shtete nëpër botë

Liberland dhe Mbretëria Enklava renditen krahas shumë mikro-shteteve nëpër botë, një pjesë prej së cilave kanë bërë tentativa serioze për tu njohur dhe ekzistuar. Thuajse 100 të tilla janë krijuar që nga mesi i shekullit të shkuar. Ndër më interesantet përmendim:

  • Principata e Sealand, i krijuar më 1967 përtej ujërave territorial të Mbretërisë së Bashkuar
  • Mbretëria e Sudanit Verior, në shkretëtirën mes Sudanit dhe Egjiptit.
  • Atlantisi i Ri, i themeluar në bregun xhamajkian më 1964.
  • Republika e Minervas, krijuar në ishujt në Fixhi, në Oqeanin Paqësor më 1972.
  • Republika Conch , krijuar pranë Florida-s në SHBA, më 1982
  • Dukati i Madh i Flandrensis, krijuar në 2008 në ishujt e Atlantikun Jugor
  • Mbretëria e Talossa, krijuar më 1979 në Antarktidë
  • Principata e Seborgas, themeluar më 1963 në Italinë Veriore.

                                                                                                                           The Guardian, maj 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk