Bosnja, një hap përpara drejt BE-së

Bosnja, një hap përpara drejt BE-së

Bosnjë-Hercegovina, një shtet i Ballkanit i ndarë etnikisht, dorëzoi aplikimin për pranimin në BE në shkurt të këtij viti. Pa perspektivën e anëtarësimit, ajo rrezikon të mbetet pas fqinjëve të saj, të cilët gjithashtu dolën nga ish-Bashkimi Jugosllav, ku një pjesë prej të cilëve i janë bashkuar tashmë BE-së dhe pjesa tjetër ka nisur procedurat e anëtarësimit. Republika Autonome Serbe në Bosnjë ka kundërshtuar dy reformat kryesore, atë të marrëveshjes së zgjerimit të tregtisë që Bosnja kishte me Kroacinë për mbulimin e të gjitha shteteve të BE-së dhe mekanizmin e koordinimit me Brukselin. Krerët e vendit nuk pranuan të nënshkruanin një letër të qëllimeve të tyre me FMN-në, duke bërë që huadhënësit të shtynin shqyrtimin e marrëveshjes që ishte planifikuar të realizohej në mes të korrikut. Kundërshtimet e tregut u tërhoqën pas ndërhyrjes së Gjermanisë, e cila premtoi ndihma për vendin në tërësi dhe për Republikën Serbe në veçanti, duke lehtësuar efektet e marrëveshjes për fermerët.

Bosnja arriti të miratonte marrëveshjen mbi mekanizmin e koordinimit në fillim të këtij viti, që përfaqëson një pikë kyçe për të paraqitur aplikimin për anëtarësinë në BE. Marrëveshja bllokohej prej vitesh nga qarqet politike, por zyrtarët e BE-së dhe Bosnjës kanë qenë duke negociuar në mënyrë intensive në mënyrë që shteti të paraqiste aplikimin e tij brenda datës 15 shkurt. Edhe pse pati akuza që këto negociata u kryen në fshehtësi duke u miratuar pa dijeninë e popullit, kabineti qeveritar i mohoi ato duke thënë se nuk ka pasur asnjë marrëveshje sekrete dhe se puna e kryer i shërben anëtarësimit të Bosnjë-Hercegovinës në BE për të mirën e vendit, duke ndjekur rrugën europiane si gjithë fqinjët e saj.

Në një takim të iniciuar nga BE-ja, udhëheqësit e partive kryesore politike boshnjake dhe serbe ranë dakord për të kapërcyer konfliktet e tyre duke nënshkruar marrëveshjen e FMN-së. Serbët po ashtu pranuan një strategji mbi transportin në mbarë vendin, të cilin e kishin kundërshtuar më përpara dhe që ishte një kusht i BE-së për miratimin e një fondi prej më shumë se 1 miliard € për ndërtimin e një rrjeti të autostradave dhe rrugëve në Bosnjë. Mbledhja e ardhshme e Bordit Ekzekutiv që do të shqyrtojë miratimin e një huaje prej 550 milion € pritet të mbahet në shtator. 

Bosnja është e ndarë në dy forca të mëdha politike dhe etnike, gjë që e bën vendimmarrjen një proces të komplikuar dhe të vështirë. Boshnjakët dhe Kroatët jetojnë më së shumti në rajonin e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës. Republika Srpska është e banuar kryesisht nga popullsi serbe. Ndarja pasoi luftën e përgjakshme në ish-Jugosllavi që shkatërroi pjesën më të madhe të infrastrukturës dhe vrasjen e më shumë se 100,000 njerëzve.

Bashkimi Europian ende e sheh ish-Republikën Jugosllave si një vend të mbërthyer nga varfëria, korrupsioni dhe papunësia e lartë e të rinjve. Shumë të rinj largohen nga vendi për një të ardhme më të mirë. Në deklaratat e Komisionerit Johannes Hann thuhet se anëtarësia nuk është e mundur të arrihet brenda pak muajve apo edhe pak viteve, por aplikimi është një prespektivë konkrete europiane. Kur Juncker mori detyrën në vitin 2014 i deklaroi Ballkanit se nuk do të ndërmerrej asnjë iniciativë zgjerimi gjatë 5 viteve të ardhshme, por aplikimi ende shihet si një sinjal i rëndësishëm për drejtuesit e Bashkimit se Bosnjë-Hercegovina mund të rregullojë përçarjen e saj politike dhe etnike. Në qershor u dakortësua një marrëveshje për përforcimin e marrëdhënieve politike, tregtare dhe ekonomike më BE-në.

Federica Mogherini gjithashtu vuri në dukje se një aplikim i tillë është një mesazh i fuqishëm për qytetarët e Bashkimit Europian, duke përforcuar idenë se projekti i integrimit është ende shumë i fortë për BE-në. Nëntorin e kaluar Komisioni Europian i dha Bosnjës një raport pozitiv mbi procesin e zgjerimit. Në të thuhej se Bosnjë-Hercegovina ishte në rrugën e duhur të reformimit. 

                                                                                                                    Stafi i EuroSpeak, gusht 2016

 

Bosnja, një hap përpara drejt BE-së

Bosnjë-Hercegovina arriti të zgjidhë pengesën e fundit për të përparuar drejt BE-së duke nënshkruar marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar.Drejtuesit politik të Bosnjës ranë dakort më 31 korrik mbi kushtet kryesore të vendosura nga Bashkimi Europian për pranimin e aplikimit të shtetit për të qenë anëtar dhe i hapën rrugën marrëveshjes për përftimin e një huaje nga FMN-ja.

Bosnjë-Hercegovina, një shtet i Ballkanit i ndarë etnikisht, dorëzoi aplikimin për pranimin në BE në shkurt të këtij viti. Pa perspektivën e anëtarësimit, ajo rrezikon të mbetet pas fqinjëve të saj, të cilët gjithashtu dolën nga ish-Bashkimi Jugosllav, ku një pjesë prej të cilëve i janë bashkuar tashmë BE-së dhe pjesa tjetër ka nisur procedurat e anëtarësimit. Republika Autonome Serbe në Bosnjë ka kundërshtuar dy reformat kryesore, atë të marrëveshjes së zgjerimit të tregtisë që Bosnja kishte me Kroacinë për mbulimin e të gjitha shteteve të BE-së dhe mekanizmin e koordinimit me Brukselin. Krerët e vendit nuk pranuan të nënshkruanin një letër të qëllimeve të tyre me FMN-në, duke bërë që huadhënësit të shtynin shqyrtimin e marrëveshjes që ishte planifikuar të realizohej në mes të korrikut. Kundërshtimet e tregut u tërhoqën pas ndërhyrjes së Gjermanisë, e cila premtoi ndihma për vendin në tërësi dhe për Republikën Serbe në veçanti, duke lehtësuar efektet e marrëveshjes për fermerët.

Bosnja arriti të miratonte marrëveshjen mbi mekanizmin e koordinimit në fillim të këtij viti, që përfaqëson një pikë kyçe për të paraqitur aplikimin për anëtarësinë në BE. Marrëveshja bllokohej prej vitesh nga qarqet politike, por zyrtarët e BE-së dhe Bosnjës kanë qenë duke negociuar në mënyrë intensive në mënyrë që shteti të paraqiste aplikimin e tij brenda datës 15 shkurt. Edhe pse pati akuza që këto negociata u kryen në fshehtësi duke u miratuar pa dijeninë e popullit, kabineti qeveritar i mohoi ato duke thënë se nuk ka pasur asnjë marrëveshje sekrete dhe se puna e kryer i shërben anëtarësimit të Bosnjë-Hercegovinës në BE për të mirën e vendit, duke ndjekur rrugën europiane si gjithë fqinjët e saj.

 

Në një takim të iniciuar nga BE-ja, udhëheqësit e partive kryesore politike boshnjake dhe serbe ranë dakord për të kapërcyer konfliktet e tyre duke nënshkruar marrëveshjen e FMN-së. Serbët po ashtu pranuan një strategji mbi transportin në mbarë vendin, të cilin e kishin kundërshtuar më përpara dhe që ishte një kusht i BE-së për miratimin e një fondi prej më shumë se 1 miliard € për ndërtimin e një rrjeti të autostradave dhe rrugëve në Bosnjë. Mbledhja e ardhshme e Bordit Ekzekutiv që do të shqyrtojë miratimin e një huaje prej 550 milion € pritet të mbahet në shtator.

 

Bosnja është e ndarë në dy forca të mëdha politike dhe etnike, gjë që e bën vendimmarrjen një proces të komplikuar dhe të vështirë. Boshnjakët dhe Kroatët jetojnë më së shumti në rajonin e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës. Republika Srpska është e banuar kryesisht nga popullsi serbe. Ndarja pasoi luftën e përgjakshme në ish-Jugosllavi që shkatërroi pjesën më të madhe të infrastrukturës dhe vrasjen e më shumë se 100,000 njerëzve.

 

Bashkimi Europian ende e sheh ish-Republikën Jugosllave si një vend të mbërthyer nga varfëria, korrupsioni dhe papunësia e lartë e të rinjve. Shumë të rinj largohen nga vendi për një të ardhme më të mirë. Në deklaratat e Komisionerit Johannes Hann thuhet se anëtarësia nuk është e mundur të arrihet brenda pak muajve apo edhe pak viteve, por aplikimi është një prespektivë konkrete europiane. Kur Juncker mori detyrën në vitin 2014 i deklaroi Ballkanit se nuk do të ndërmerrej asnjë iniciativë zgjerimi gjatë 5 viteve të ardhshme, por aplikimi ende shihet si një sinjal i rëndësishëm për drejtuesit e Bashkimit se Bosnjë-Hercegovina mund të rregullojë përçarjen e saj politike dhe etnike. Në qershor u dakortësua një marrëveshje për përforcimin e marrëdhënieve politike, tregtare dhe ekonomike më BE-në.

 

 

Federica Mogherini gjithashtu vuri në dukje se një aplikim i tillë është një mesazh i fuqishëm për qytetarët e Bashkimit Europian, duke përforcuar idenë se projekti i integrimit është ende shumë i fortë për BE-në. Nëntorin e kaluar Komisioni Europian i dha Bosnjës një raport pozitiv mbi procesin e zgjerimit. Në të thuhej se Bosnjë-Hercegovina ishte në rrugën e duhur të reformimit.

 

 

Stafi i EuroSpeak, gusht 2016

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk