Ballkani Perëndimor dhe BE-ja: Në radhë

 Ballkani Perëndimor dhe BE-ja: Në radhë

Deklarata ishte e diskutueshme dhe populistike,"- shprehet  Stefan Fule, Komisioneri i Zgjerimit në largim,- sepse asnjë vend i Ballkanit nuk do të ishte gati të bashkohej në pesë vitet e ardhshme. Ishte një mesazh i gabuar për Ballkanin Perëndimor në një kohë të gabuar".  U përhapën zëra se çështja e  zgjerimit do të kalonte në komisionin e ri të Z. Juncker. Disa fjalë të zemëruara nga Karl Bildt, ministri i jashtëm suedez në dorëheqje, ndihmuan që kjo gjë të dilte në pah. Heqja dorë nga portofoli i zgjerimit, sipas tij, do të ishte një "sinjal shumë i keq" dhe një "abdikim i përgjegjësisë".


Emërimi në fillim të këtij muaji i Johannes Hahn, një austriaku si komisioneri i ri, çoi në një kërkim për kuptimin e titullit të tij të punës: politika e fqinjësisë dhe negociatat e zgjerimit. Fqinjësia përbëhet nga gjashtë vende ish-sovjetike plus Mesdheun jugor. Charles Tannock, një anëtar britanik i Parlamentit Europian, sugjeron që minimizimi i zgjerimit i Z. Juncker "i shërben qetësimit të opinionit publik". Reklamimi është bërë më i vështirë, për shkak të frikës nga krimi i organizuar dhe migrimi, mjaft larg nga polemikat pa lidhje për një anëtarësim të ardhshëm të Turqisë.

Ballkani Perëndimor e ka humbur mbështetjen e mëparshme të fortë të Britanisë, e cila është kryesisht e shqetësuar për emigracionin këto ditë. Por Gjermania është bërë më aktive. Megjithatë, problemet më të thella nuk qëndrojnë brenda BE-së, por në vetë rajonin. Progresi i Bosnjës, me qeverinë e saj jofunksionale, ka ngecur për tetë vjet. Ai i Maqedonisë mbetet i bllokuar nga një konflikt me Greqinë, për emrin e saj. Kosova është aq prapa sa ajo mbetet i vetmi vend në perëndim të Ukrainës, qytetarët e të cilit nuk mund të udhëtojnë në zonën Shengen të BE-së pa viza.

Kjo nuk përfshin Malin e Zi, i cili po negocion, Shqipërinë, e cila u bë kandidate zyrtare në muajin qershor, dhe Serbinë, e cila ka një dritë jeshile për fillimin e bisedimeve dhe shpreson ta bëjë këtë deri në fund të vitit. Tanja Mishçeviç, kryenegociatorja e Serbisë, ka ndjenja të përziera. Vënia e theksit tek negociatat është një gjë e mirë, pohon ajo, por angazhimi politik është gjithashtu një çështje me rëndësi.

Sipas një rapori të ri nga analistë të The Balkans in Europe Policy Advisory Group, ekziston rreziku i një "skenari turk" bisedimesh që nuk përfundon kurrë. Kjo mund t’i  hapë rrugën rreziqeve të tjera, duke përfshirë ndërhyrjen nga Rusia apo Turqia. Raporti sugjeron se duke hequr dorë nga qëllimi për anëtarësimin në BE, edhe në qoftë se jo në mënyrë formale, do të ketë pasoja "për demokracinë, marrëdhëniet ndëretnike dhe për investimet ekonomike afatgjata".

Fatmirësisht, Ballkani Perëndimor së shpejti do të fitojë një aleat të ri në Bruksel: Federica Mogherini, italiania e cila do të jetë përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme. Vendi i saj, si ai i Z. Hahn, e njeh mirë Ballkanin dhe e kupton se zgjerimi është një çështje e sigurisë. Një Ballkan i qëndrueshëm është një pasuri për të gjithë, por një Ballkan i paqëndrueshëm dhe i të varfërve mund të eksportojë krimin dhe emigrantët apo të futet përsëri në konflikt. Miroslav Lajçak, ministri i jashtëm sllovak, thotë se për Z. Juncker, zgjerimi në mënyrë të qartë nuk është prioritet; por kjo nevojë nuk i shkakton Ballkanit një alarm të panevojshëm. Siç shprehet edhe Elmar Brok, kryetari i Komitetit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, ata duhet vetëm të bëjnë detyrat e shtëpisë.

                                                                                                                     The Economist, shtator 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk