Human Rights Watch për Ballkanin

Human Rights Watch për Ballkanin


Raporti botëror përmbledh çështjet kyçe të të drejtave të njeriut në më shumë se 90 vende në mbarë botën, duke u mbështetur në ngjarjet nga fillimi i vitit 2017 deri në nëntor të 2018-ës. Në raport bëhet ky pasqyrim lidhur me disa nga vendet e Ballkanit në vija të përgjithshme :

Bosnjë dhe Hercegovina

Bosnja bëri shumë pak progres në vitin 2018 përsa i takon zgjidhjes së problemeve afatgjata të të drejtave të njeriut .  Rastet e krimeve të luftës gjatë kësaj periudhe janë zgjidhur me ritme të ngadalta, ndërsa Strategjia e rishikuar Kombëtare për Përpunimin e Krimeve të Luftës ka që në shkurt të vitit 2018 që pret miratimin nga Këshilli i Ministrave.

Anëtarët e pakicave kombëtare mbetën të papërshtatshëm për të kandiduar për presidencën në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2018 për shkak të mos ndryshimit të dispozitave diskriminuese në kushtetutën e Bosnjës. Një sondazh i kryer në prill të vitit 2018 nga Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara tregoi se romët në Bosnjë dhe Herzegovinë vazhdojnë të përballen me shumë vështirësi në aksesin dhe gëzimin e kujdesit shëndetësor, arsimin, strehimin dhe punësimin. Shumë romë nuk kanë dokumente identifikimi të nevojshme për të përfituar këto shërbime. Autoritetet nuk ofruan as mbështetjen minimale për mijëra azilkërkuesit dhe emigrantë që mbërritën në vitin 2018. Mungesa e akomodimit dhe e shërbimeve i detyroi mijëra prej tyre të jetojnë në rrugë, ndërtesa të braktisura, apo tenda.

Gjatë gjithë vitit, gazetarët janë përballur me kërcënime dhe ndërhyrje në punën e tyre ku edhe pse disa raste janë hetuar nga policia dhe i janë dorëzuar Zyrës së Prokurorisë, askush nuk është dënuar për sulmet ndaj tyre

Kroacia

Midis janarit dhe shtatorit 2018, u trajtuan 14 raste krime lufte përpara gjykatave në Kroaci.Gjatë kësaj periudhe gjykatat morën masa dënimi vetëm për katër persona dhe ndërkohë nga ana tjetër gjykimi i çështjeve të tjera vazhdoi me një ritme shumë të ngadalta.

Human Rights Watch theksoi akuzat se që nga janari rreth 2,500 azilkërkues dhe emigrantë ishin kthyer nga policia kroate në Bosnjë dhe Hercegovinë ku janë përballur me qindra raste refuzimi të qasjes në procedurat e azilit dhe mbi 700 akuza për dhunë dhe vjedhje nga ana e policisë.

Një dekadë pasi Kroacia ratifikoi Konventën e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (CRPD), mijëra të rritur dhe fëmijë me aftësi të kufizuara mbeten akoma të izoluar në institucione të veçanta. Një projekt-ligj mbi kujdesin e tyre paraqitur nga qeveria në maj të 2018 do t'i jepte përparësi vendosjes së të rriturve me aftësi të kufizuara në qendra përkujdesjeje por diçka e tillë nuk ndodhi pasi mbeti një projekt-ligj i papërfunduar .

Raporti thekson se një studim i financuar nga qeveria i publikuar në korrik zbuloi se pothuajse të gjithë romët në vend jetojnë në një varfëri ekstreme dhe më pak se një e treta e tyre kanë mundësinë që të përfundojnë shkollën fillore.

U vendos në dukje gjithashtu një fushatë që filloi në maj për një referendum publik për të reduktuar numrin e vendeve për serbët etnikë në parlament dhe për t'i kufizuar ata nga votimi mbi buxhetin dhe formimi i qeverisë, gjë që ka alarmuar liderët e komunitetit serb dhe OJQ-të.

Kosova

Përsa i përket Kosovës progresi në përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut ishte i ngadaltë gjatë gjithë vitit, shkruhet në raportin e Human Rights Watch.
Në gusht liderët serbë dhe të Kosovës njoftuan një plan polemik për të ndryshuar kufijtë e tyre, gjë që shkaktoi shqetësime rreth pasojave të të drejtave të njeriut , nga transferimi i popullsisë, që mund të kërkohet sipas planit për ndryshimin e kufijve .

Tensionet mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës vazhduan, sidomos në veri. Komunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane të Ballkanit vazhdojnë të përballen me problemet e diskriminimit. Dhuna në familje mbetet një problem i përhapur në Kosovë. Në raport theksohet reagimi i dobët i policisë, shumë pak ndjekje penale dhe gjyqtarë që me sa duket hezitojnë të lëshojnë urdhra kufizimi kundër bashkëshortëve abuzivë. Në janar, tetë nga nëntë streha për viktimat e dhunës në familje u detyruan të mbylleshin përkohësisht për shkak të vonesave buxhetore, por u rihapën më vonë atë muaj kur autoritetet ofruan fonde emergjente.Në nëntor, një nga nëntë strehëzat e vendosur në Gjilan, raportoi se rregullat e reja të vendosura nga shteti për marrjen e fondeve, kishin krijuar paqëndrueshmëri buxhetore dhe po kufizonin kapacitetin e strehimoreve për të ofruar shërbime të nevojshme për viktimat e dhunës në familje

Funksionimi i Gjykatës Speciale të krijuar për të gjykuar krimet e luftës të kryera gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë u vonua për shkak të një ndryshimi të prokurorit të specializuar.

Serbia

Në Serbi, progresi në gjykimin e krimeve të luftës ishte i ngadaltë pasi mbetën të penguara për shkak të mungesës së vullnetit politik, burimeve adekuate dhe mekanizmave të dobët të mbështetjes së dëshmitarëve."Shumë pak zyrtarë të lartë të përfshirë në abuzime serioze, gjatë kohës së luftës, janë deklaruar përgjegjës në gjykatat serbe,” sipas Human Rights Watch.. Deri në gusht 2018, 11 raste të krimeve të luftës ishin ende në fazën e hetimit dhe 19 ishin në pritje për tu gjykuar. Prokurori i Zyrës së Serbisë për Krime Lufte lëshoi dy aktakuza të reja gjatë së njëjtës periudhë dhe nga ana tjetër në tetë muajt e parë të vitit 2018, gjykatat e shkallës së parë nuk dhanë asnjë vendim përfundimtarë lidhur me rastet e trajtuara

Në raport shkruhet gjithashtu se sistemi i azilit vazhdonte të ishte i çalë dhe kushtet për azilkërkuesit nuk ishin përmirësua dhe mbi të gjitha ajo çfarë vuri në dukje raporti, ishte situata e pasigurt e gazetarëve të cilët janë përfshirë në sulme, kërcënime dhe padi për ata që kanë raportuar çështje tepër të ndjeshme. Midis janarit dhe mesit të gushtit, Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë ka regjistruar 50 incidente dhune dhe kërcënimesh kundër gazetarëve, duke përfshirë katër sulme fizike dhe 18 raste kërcënimi nga zyrtarët e shtetit.

                                                                                          Human Rights Watch – World Report, janar 2019

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk