Anët më negative të secilit shtet europian

Anët më negative të secilit shtet europian


Bullgaria: Vendi me më pak liri shtypi
Sipas reporterëve, Bullgaria ka lirinë më të vogël të shtypit në Bashkimin Europian dhe renditet e 87-ta në listën e 179 vendeve në botë. Vendi me lirinë më të madhe të shtypit në botë? Finlanda, natyrisht.

Kroacia: Më pak pjesëmarrje në Erasmus
Që nga viti 2000, Kroacia ka pasur pjesëmarrjen më të vogël në Erasmus, program i shkëmbimit universitar në Europë, në krahasim me popullsinë e saj totale.

Qipro: Jo shumë 18-vjeçarë në shkollë
Me çfarë merren 18 vjeçarët në Qipro? Nuk pinë duhan si bashkëmoshatarët e tyre austriakë dhe nuk vriten nga makina ndërsa i japin biçikletave si holandezët. Por ata masivisht nuk shkojnë në shkollë. Në qoftë se do ishit të rrethuar nga klima mesdhetare, ndoshta as ju nuk do të donit të shkonit në shkollë.

Republika Çeke : Streha më e keqe moderne e skllavërisë
Përfundimisht, filmi Taken duhet të ishte xhiruar në Republikën Çeke.

Danimarkë: Më pak dyqane Zara
Jeta në Danimarkë është shumë e mirë. Por ka vetëm dy dyqane Zara në të gjithë vendin. Në qoftë se jeni i dhënë pas rrobave me çmime të arsyeshme Zara, do të duhet të luftoni për to kundër danezëve të tjerë - në fakt, do të duhet të luftoni me rreth 2.8 milion danezë të tjera në dyqan.

Estonia: Hendeku më i madh gjinor sa i përket pagave
Në Estoni, gratë bëjnë 27,3% më pak lekë se sa homologët e tyre meshkuj. Edhe në një vend që mendohet se është vërtet maskilist, si Italia, diferenca është vetëm 5.8%.

Finlandë: Shkalla më e lartë e depresionit
Finlanda është me të vërtetë e mirë në shumë gjëra - si p.sh. vendi me lirinë më të madhe të shtypit. Por depresioni është shumë i përhapur; në qoftë se do gjendeshit aq larg në veri, ndoshta do të binit në depresion nga moti i ftohtë. Për fat të mirë, shkalla e vetëvrasjeve në Finlandës nuk është aq sa në Lituani.

Franca: Aftësi më të ulët në gjuhën angleze
Për habinë e askujt, Franca ka aftësi më të ulët në Europë për gjuhën angleze. Diku, një djalosh duke ngrënë djathë të butë dhe një baguette po thotë: "I don’t care/Nuk më intereson" në frëngjisht.

Gjermania: Pronësia e shtëpive në nivel të ulët
Gjermanët nuk janë të interesuar t’i kenë në pronësi shtëpitë e tyre ... ndoshta sepse ata tashmë kanë në pronësi pjesën më të madhe të Spanjës dhe Greqisë.

Greqia: Borxhi më i lartë
Deri në fund të 2013, borxhi i jashtëm i Greqisë ishte 130,3% të GDP-së së saj. Kjo është diçka me të vërtetë e keqe.

Hungaria: TVSH më të lartë (tatimi mbi vlerën e shtuar)
Hungaria ka vlerën më të lartë të shtuar të taksave, me një normë standarde prej 27%. Pra, n.q.s doni që qeveria të marrë një përqindje të lartë të parave që ju shpenzoni për mallrat e konsumit, Hungaria duhet të jetë shtëpia juaj e re.

Irlandë: Shkalla më e lartë e fibrozës cistike
Irlanda ka shkallën më të lartë të fibrozës cistike, në një normë prej 1 rast në 1800 lindje. Nuk mund të bëhet shaka me diçka të tillë.

                                                                                                                  Huffingtonpost, nëntor 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk