Diferenca mes pagave minimale në BE

Diferenca mes pagave minimale në BE


Në grupin e parë, ku paga minimale është nën €500 në muaj përfshihen 10 vende të cilat ndodhen në lindje të Unionit. Ndër to përfshihen Bullgaria (€235), Rumania (€275), Letonia and Lithuania (€380), Republika Çeka (€407), Hungara (€412), Kroacia (€433), Sllovakia (€435), Polonia (€453) dhe Estonia (€470).
Grupi i dytë përfshin ato vende ku paga minimale varion nga €500 në €1000 në muaj, dhe kryesisht këtu futen vendet në jug të Unionit. Portugalia (€650), Greqia(€684), Malta (€736), Sllovenia (€805) dhe Spanja (€826).

Në pjesën e mbetur të vendeve, të gjitha të vendosura në perëndim dhe veri të Unionit, paga minimale varion nga €1000 deri në €2000 në muaj. Mbretëria e Madhe (€1 397), Franca (€1 480), Gjermania (€1 498), Belgjika (€1 532), Hollanda (€1 552), Irlanda (€1 563) dhe Luksemburgu (€1 999).

Eurostat ka sjellë dhe një krahasim interesant të pagës minimale në nivel federal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku rezulton që paga minimale atje është €1192. Një fakt tjetër që vlen për tu përmenduar, i reflektuar në këtë studim, është dhe diferenca e madhe që ekziston mes pagës minimale më të ulët dhe më të lartë. Ndërkohë që vende si Bullgaria dhe Rumania e kanë nivelin minimal të pagës €235 dhe €275 respektivisht, Luksemburgu ka një nivel thuajse 9 herë më të lartë. Megjithatë kjo diferencë pritet të ulet me balancimin e nivelit të çmimeve në çdo vend të Unionit.

Në krahasim me statistikat e vitit 2008, pagat minimale janë rritur në të gjitha vendet anëtare të Unionit me përjashtim të Greqisë, ku niveli u ul me 14%. Ndërsa interesante është që rritjen më të madhe e ka pësuar Bullgari dhe Rumania ku pagat minimale janë dyfishuar. Rritje të konsiderueshme ka patur dhe Sllovakia me 80%, si dhe vendet balltike, Estonia (69%), Letonia (65%) dhe Lituania (64%).

                                                                                                                               Eurostat, shkurt 2017

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk