1. Europa në krye të Zhvillimit të Qëndrueshëm
Praktikat e paqëndrueshme e kanë vënë të ardhmen e rinisë në rrezik dhe këtë arsye duhet menduar një plan afatgjatë,pasi nuk mund të bazohemi thjesht në zgjidhjet emomentit të fundit.
Bashkimi Europian duhet të luajë një rol udhëheqës në zbatimin e Agjendës për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Drejtësia sociale, ekonomike dhe mjedisore janë themeli i Europës që duam.
2. Investim në programin më të suksesshëm Europian, Erasmus
Përfitimet nga Erasmus-i janë të shumta : shkëmbimi kulturor, nënshtetësia Europeuropiane, toleranca dhe rritja e punësimit .Ama Europa duhet të jetë më ambicioze në këtë kuadër. Programi Erasmus plus përfaqëson vetëm 1.36% të buxhetit të BE-së ( 1,000 miliard € në total). Imagjinoni çfarë mund të bëhet me 10fishin e kësaj shume? Kjo është arsyeja përse duhet investuar më shumë tek ky program.
3. Të përballohen shkaqet kryesore të pabarazisë
Edhe pse jemi në vitin 2017 të rinjtë përballen akoma me probleme në gjetjen e një pune për shkak të prejardhjes së tyre sociale,ekonomike dhe etnike. Pabarazia është shqetësimi numër një për europianët e rinj prandaj nevojiten masa parandaluese. Duhet të ndërtohet jo vetëm një Europë më e drejtë dhe gjithëpërfshirëse po gjithashtu të rinjtë duhen inkurajuar për të arritur potencialin e tyre maksimal.
4. Punë cilësore për të gjithë
Në BE po shtohen gjithmonë e më shumë format jo-standarde tëpunësimit. Praktika pune jo të rregullta, zhdukja e praktikave pas-universitare, përhapja e shpejtë e kontratave rastësore janë arsyeja përse të rinjtë nuk janë plotësisht autonom dhe qytetarë aktiv. Financimi i iniciativave të ndryshme duhet të vazhdojëtë ofrojë oferta për grupet e të rinjve më të margjinalizuara. Mënyra e punësimit ka filluar dhe do të vazhdojë të ndryshojë nëse sigurohemi që themelet sociale të punës po përparojnëpër të mirën e të gjithëve.
5. Të merren masa për pasojat e ndryshimeve klimatike
Pasojat e ndryshimit të klimës do të bien mbi të rinjtë e megjithatë ata vazhdojnë të veçohen nga proceset politike që prekin këto tematike shqetësuese. Ngrohja globale duhet të jetë tema kryesore e BE-së.Duhet kaluar nga praktikat ekonomike të paqëndrueshme tek ato që përfshijnë edhe brezat e ardhshëm dhe kjo ndodh vetëm nëse talenti,njohuritëdhe energjia e të rinjve shfrytëzohen plotësisht.
6. Të mbrohen të drejtat e refugjatëve dhe azil-kërkuesve
Tema që po trajtohet më shumë kohët e fundit është ajo e refugjatëve. Të rinjtë dhe organizatat rinore janë përballur me pritjen e refugjatëve dhe përfshirjen e tyre në shoqërinë tonë. Liderët europian të vendeve anëtare duhet të ndjekin shembullin e shoqërisë civile e të sigurojnë mbrojtjen dhe integrimin e azil-kërkuesve dhe refugjatëve në shtetet anëtare.
7. Vullnetarizëm cilësor
Vullnetarizmi luan një rol jetësor në shoqëri duke nxitur frymën e pjesëmarrjes dhe përgjegjshmërisë personale e profesionale.Për të siguruar cilësinë e punëve vullnetare duhen ndjekur dy kushte të thjeshta :Përfshirja e organizatave rinore dhe oferta cilësore për vullnetarët dhe punësimet profesionale
8. Europa-fabrika e qytetarëve aktiv
Nënshtetësia, demokracia dhe të drejtat e njeriut janë koncepte themelore në Europë. Çdo qytetar ka të drejta, detyra dhe mundësi për të kontribuar në shoqërinë tonë e kjo shkon krah për krah me edukimin. I domosdoshëm në mjediset formale, edukimi i qytetarëve është gjithashtu thelbi i punës së organizatave rinore, duke i nxitur të rinjtë të kenë mendim kritik dhe kompetencat e nevojshme për pjesëmarrje kuptimplotë në shoqëri. BE-ja duhet të marrë masa për tu siguruar një edukim cilësor dhe qytetarë aktiv.
9. Përfshirja e perspektivës së të rinjve në hartimin e politikave
Të rinjtë kanë nevojë për politika më të mira në të gjithë sektorët duke menduar dhe për idetë e tyre në marrjen e vendimeve. Kjo arrihet duke i rishqyrtuar këto politika nga këndvështrimi i të rinjve. Kjo gjë do të lejonte përfshirjen e një perspektive të nevojshme rinore, përmirësimin e këtyre politikave së bashku me të rinjtë dhe rritjen e ligjshmërisë dhe vizionit afatgjatë.
10. Konsultimi me rininë dhe shoqërinë civile
Përveç kanaleve demokratike përfaqësuese, institucionet dhe qeveritë duhet te nxisin gjithashtu pjesëmarrjen e qytetarëve. Europa duhet të vlerësojë dhe përfshijë input-in e të rinjve duke u konsultuar me ata ,organizatat e tyre dhe organizma të tjerë të shoqërisë civile. Kjo është mënyra për të pasur politika sa mëdemokratike dhe gjithëpërfshirëse.
Euractiv, shtator 2017