Parlamenti i BE-së bllokon faqe internetit

Parlamenti i BE-së bllokon faqe internetit


"Kjo faqe interneti është e njohur për shpërndarjen e malware (programe që kanë për qëllim të dëmtojnë ose të çaktivizojnë kompjuterat dhe sistemet kompjuterike) ose është pjesë e një incidenti të sigurisë ose kërcënimi kibernetik, siç raportohet nga Ekipi i Reagimit Emergjent Kompjuterik (CERT). Ky nuk është një mesazh i gabuar. Ne e kemi bllokuar qëllimisht këtë faqe interneti në mënyrë që ju të mos dëmtoheni , " thuhet në mesazhin e PE-së.

Pas një numri të madh mesazhesh dhe mbi 500 komentesh në faqen e internetit të  Reddit, Departamenti i Teknologjisë së Informacionit të Parlamentit Europian hoqi ndalimin dhe pranoi se zgjodhi të "gabojë në anën e duhur" dhe të bllokojë të gjitha faqet e internetit të cilat janë përmendur nga CERT.

Reddit "u bllokua në një moment sepse ishte përfshirë në listën e faqeve të njohura për shpërndarjen e malware. Kjo listë e faqeve mirëmbahet nga CERT-BE (Ekipi i Reagimit Emergjent Kompjuterik i Institucioneve Europiane). Për fat të keq, unë nuk kam informacion lidhur me faktin se si reddit.com përfundoi i pari në listë," shkroi për Reddit, Joost De Cock nga departamenti mbështetës teknik i parlamentit. Ai shtoi se "kur një nga përdoruesit tanë ngre një çështje për një faqe që është bllokuar, ne merremi me çështjen. Nëse faqja është e ligjshme, ne e zhbllokojmë atë."

Ndërkohë, një kontakt nga CERT-BE është shprehur  për këtë faqe interneti  se Reddit është pjesë e listës për shkak se kompjuterat e Apple tashmë të infektuar me një virus të quajtur Mac.BackDoor.iWorm po aksesoheshin në distancë përmes një funksioni kërkimi në Reddit. Por "nuk ishte Reddit ai që shpërndante malware," shkroi në një e-mail Didzis Abolins nga CERT-BE.

"Çdo organizatë merr vendimet e veta nëse do t’i  monitorojë ose do t’i bllokojë disa burime," shtoi Abolins.
Komisioni Europian, Këshilli i BE-së dhe Shërbimit Diplomatik i Bllokut (EEAS), të cilët u hakuan në të kaluarën dhe të cilat janë gjithashtu të kujdesshëm lidhur me incidentet e mëtejshme të sigurisë në internet, nuk e kanë bllokuar Reddit.

Ndërsa nga ana e tij, Florian Walther, një ekspert për sigurinë në internet me qendër në Berlin, u shpreh se PE reagoi më shumë seç duhet për këtë faqe interneti. "Kur një malware po përdor Google për të gjetur çfarëdolloj gjëje, atëherë i bie që ata ndoshta kanë synim ta bllokojnë Google –in ?!? Kjo nuk është një qasje e mirë." Ai u shpreh se një "ekip profesional anti-malware" do t’i kishte kërkuar Reddit listën e serverave të përdorura për të kontrolluar kompjuterët e infektuar ", në këtë mënyrë jeni 100% të sigurtë, ndërkohë që nuk keni efekte anësore".

Një zëdhënëse për Parlamentin Europian tha për EUobserver se bllokimi i faqeve ndodh "rregullisht" kur këto "kërcënime të mundshme" janë të shënuara diku, dhe se në të kaluarën edhe faqja e internetit të BBC u bllokua përkohësisht.

Por, Luigi Auriemma – eksperti për sigurinë e rrjetit në Maltë gjithashtu tha se bllokimi i faqeve "nuk është një zgjidhje e vërtetë. Kjo është thjesht një mënyrë përpjekjeje për të kufizuar çështjet aktuale dhe të mëtejshme për përdoruesit në rrjetin e brendshëm,  bazuar në informacionin publik që arrin atëherë kur është shumë vonë.

                                                                                                                           EUObserver, tetor 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk