"Liria e lëvizjes është një pjesë jetike e integrimit europian, për të cilën ne jemi plotësisht të angazhuar ," – iu tha ministri i brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, gazetarëve, duke iu treguar masat e reja të propozuara për t’u vënë në zbatim. "Megjithatë, ne nuk duhet të mbyllim sytë ndaj problemeve që lidhen me këtë çështje."
Komisioni Europian mirëpriti propozimet gjermane, theksoi se do të "kujdeset të vlerësojë projekt-masat ligjore të shpallura sot për të siguruar përputhjen e tyre të plotë me ligjin e BE-së". Për aq kohë sa qeveria gjermane dëshiron aplikim të rreptë të ligjit aktual të BE-së për lëvizjen e lirë, Komisioni ka theksuar gjithmonë se shtetet anëtare duhet të shfrytëzojnë në mënyrë të plotë mundësitë që ligji i BE-së iu ofron për të luftuar abuzimin dhe mashtrimin.
The Telegraph, gusht 2014