BE-ja ratifikon Marrëveshjen e Parisit

BE-ja ratifikon Marrëveshjen e Parisit


Procesi politik për Bashkimin Europian për të ratifikuar Marrëveshjen ka përfunduar, me miratimin e Parlamentit Europian - në prani të Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun dhe Presidentit të COP 21, Ségolène Royal .
Presidenti Jean-Claude Juncker në fjalën e tij disa javë më parë bëri thirrje për një ratifikim të shpejtë të marrëveshjes duke theksuar edhe një herë rolin e BE-së në arritjen e Marrëveshjes së Parisit.

"Mosmbajtja e premtimeve të bëra është një fenomen që gjithnjë e më shumë rrezikon të dëmtojë besueshmërinë e Bashkimit Europian. Shihni Marrëveshjen e Parisit. Ishte Europa ajo që ndërtoi koalicionin e ambicies duke bërë të mundur këtë marrëveshje, ndaj u bëj thirrje të gjitha shteteve anëtare në këtë Parlament të kryejnë detyrën në javët e ardhshme”.

Komisioneri për Veprim Klimaterik dhe të Energjinë, Miguel Arias Cañete u shpreh: "Detyra jonë kolektive është që të kthejmë angazhimet tona në veprim në terren. Ne kemi politikat dhe mjetet për të përmbushur objektivat tona, të rrisim tranzicionin e energjisë së pastër globale dhe të modernizojmë ekonominë tonë. Bota është duke lëvizur dhe Europa është në vendin e drejtuesit, e sigurt dhe krenare për drejtimin e punës për të trajtuar ndryshimin e klimës ".

Ministri sllovak për Mjedisin dhe kryetari i Këshillit, László Sólymos është shprehur se Europa ka treguar vendosmëri dhe kujdes në Paris, gjë e cila do të vazhdojë në zbatimin e Marrëveshjes në Marrakesh. Sipas tij veprimi ndaj ndryshimeve klimatike mbetet thelbësor për jetesën e planetit tonë si dhe për brezat e ardhshëm.

Ratifikimi nga shtetet anëtare

Marrëveshja e Parisit është një marrëveshje e përzier, që do të thotë se disa nga çështjet që mbulon janë përgjegjësi e BE-së dhe të tjera janë të shteteve anëtare. Prandaj, ajo duhet të ratifikohet si nga Bashkimi Europian ashtu dhe nga të gjitha 28 shtetet anëtare.
Deri tani Franca, Hungaria, Austria dhe Sllovakia kanë përfunduar procedurat e tyre të ratifikimit kombëtar, ndërsa shtetet e tjera janë shumë pranë finalizimit te saj.

Marrëveshja e Parisit: hyrja në fuqi

Deri më tani, 62 pjesëmarrës, që zotërojnë 52% të emetimeve globale kanë ratifikuar Marrëveshjen e Parisit, e cila do të hyjë në fuqi 30 ditë pasi të paktën 55, që përfaqësojnë më shumë se 55% të emetimeve globale ta kanë ratifikuar.

Nëse pragu është plotësuar deri më 7 tetor 2016, marrëveshja do të hyjë në fuqi në kohë për fillimin e konferencës së OKB-së në Marrakesh për ndryshimet klimatike (COP22) më 7 nëntor 2016. Duke garantuar ratifikimin e kësaj Marrëveshjeje BE-ja siguron pjesëmarrjen e saj të plotë në këtë takim.

Hapi i radhës

Me aprovimin nga Parlamenti Europian, tashmë Këshilli mund të miratojë formalisht vendimin. Paralelisht shtetet anëtare të BE-së do të ratifikojnë Marrëveshjen e Parisit në mënyrë individuale, në përputhje me proceset e tyre kombëtare parlamentare. Kjo marrëveshje përcakton kornizën për veprim global ndaj ndryshimeve klimatike.
                                                                                                                    Stafi i Eurospeak, tetor 2016

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk