Ky program synon të forcojë konkurrencën e sektorëve kulturorë dhe krijues, dhe të promovojë diversitetin kulturor. Programi i ri paraqitet me një rritje prej 9% të buxhetit në krahasim me nivelet e mëparshme dhe do të ketë konkretisht një buxhet total prej 146 bilion € për vitet 2014-2020. Programi i ri “Creative Europe” do të ofrojë fonde për përkthimin e 4.500 librave, duke ndihmuar autorët për të tërhequr lexues përtej kufijve kombëtare dhe gjuhësorë. Ai gjithashtu do tu ofrojë më shumë se 250 000 artistëve profesionistë mundësinë që veprat e tyre të fitojnë shikueshmëri ndërkombëtare, përfshirjen në rrjete europiane si dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkulturor të projekteve.
Fituesit e këtij viti janë: Ben Blushi (Shqipëri), Milen Ruskov (Bullgari), Jan Nemec (Republika Çeke), Makis Tsitas (Greqi), Oddný NEI (Islandw), Janis Jonevs (Letoni), Armin Ohri (Lihtenshtajn), Pierre J . Mejlak (Maltë), Ognjen Spahiç (Mali i Zi), Marente de Moor (Hollandë), Ugljesha Šajtinac (Serbi), Birgül Oğuz (Turqi) dhe Evie Wyld (Mbretëria e Bashkuar). Androulla Vasiliu, Komisionerja Europiane për Arsimin, Kulturën, Shumëgjuhësinë dhe Rininë, u shpreh gjatë njoftimit të çmimeve se qëllimi i gjithë programit është të evidentohet literatura më e mirë e Europës bashkëkohore, të nxitet botimi, përkthimi, shitja dhe leximi i literaturës edhe nga vendet e tjera.
Pierre Dutilleul, President i Federatës së Botuesve Europianë nënvizoi se nën moton e BE-së " Të Bashkuar në Diversitet ", në kërkim të një ekuilibri mes bashkimit dhe ruajtjes së veçantive kombëtare, letërsia luan një rol mjaft të rëndësishëm duke ndihmuar në vendosjen e urave midis kulturave tona të ndryshme për një mirëkuptim reciprok.
"Edhe një herë ne kemi 13 shkrimtarë të shquar të cilët ilustrojnë trashëgiminë tonë të fortë letrare europiane. Si përfaqësuese e shitësve europianë, ne po shohim mundësinë për të ofruar një platformë promovuese që librat e fituesve të shfaqen në sa më shumë librari të jetë e mundur, në të gjithë Europën, dhe shpresojmë edhe përtej”- u shprehën Kyra Dreher dhe Fabian Paagman, Nënkryetarë të Federatës së Shitësve Europianë.
Prezantimi i fituesve dhe dorëzimi i çmimeve do të bëhet më datë 18 nëntor në mbrëmjen solemne “Concert Noble” në Bruksel, në praninë e Komisioneres Europiane për Arsimin, Kulturën, Shumëgjuhësinë dhe Rininë, eurodeputetëve dhe përfaqësuesve të Presidencës Italiane në BE.
europeanunionprizeliterature.eu, tetor 2014