6 rekomandime për Median në Europë

6 rekomandime për Median në Europë


#1 – një strategji e Bashkimit Europian për një sektor të shëndetshëm mediatik
Në rast se Bashkimi Europian kërkon të mbështesë një sektor mediatik të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm i nevojitet një plan. Një strategji europiane për median kërkon mbledhjen në një tavolinë të një grupi të nivelit të lartë publikuesish dhe gazetarësh. Ky grup do të: vëzhgojë zbatueshmërinë e nënsektorëve brenda tablos së medias, si dhe do t’i kushtojë vëmendje bashkëpunimit ndërkufitar mediatik, sindikatave të punonjësve të medias si dhe transmetimin e informacioneve në Europë.

#2 – të lejohen që të ardhurat nga reklamimi të rriten
Rregulloret e panevojshme duhet të braktisen që të lejojnë që publikuesit dhe organizatat e mediave të rriten komercialisht. Nevojitet një vlerësim i duhur i balancës midis interesave të konsumatorit, nevojave të lexuesit si dhe interesave të publikut.

#3 – të ndahet komunikimi i BE-së nga strategjia për median
Bashkimi Europian mund të investojë në mediat dhe eventet ekzistuese në vend që të krijojë të reja, nën kontrollin e saj. Kjo do të zhvendosë buxhetin europian për komunikim nga konsulenca tek media.

#4 – të respektohet Subsidiariteti (decentralizimi)
Ndërhyrja e drejtpërdrejtë e BE-së është e ndërlikuar në fushën e medias. Por, një debat i gjerë i BE-së për krijimin e rregullatorëve decentralizues për median -të pavarur nga qeveritë - do të nxisë reagime kombëtare.

#5 – të mbështetet gazetaria cilësore
Investigimi dhe gjurmimi i fakteve qëndrojnë në zemër të organizatave të gazetarisë cilësore. Bashkimi Europian mund të nxisë trajnimin dhe mbështetjen e shpenzimeve për gazetarët të cilët sfidojnë mitet dhe populizmin në Europë.

#6 – të zhvillohet Strategjia Inovative për Median
Më shumë se kurrë, media ka nevojë për inovacion. Programet europiane të kërkimit dhe zhvillimit Horizon 2020 mund të investojnë në risitë e medias veçanërisht me anë të nxitjes së projekteve të trasmetimit dhe lokalizimit,platformave të kurimit dhe zhvillimit të rrjeteve sociale mediatike gjithnjë e më shumë në rritje.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk