Perspektiva e paqartë e Partneritetit Lindor

Perspektiva e paqartë e Partneritetit Lindor


Partneriteti Lindor është lancuar në 2009 me qëllim thellimin e marrëdhënieve mes BE-së dhe 6 vendeve ish- sovjetike. Megjithatë ky partneritet, që prej fillimeve është vlerësuar si një entitet i rastësishëm, “as mish as peshk”. Ideja është zgjerimi i influencës së sferës europiane, por pa derivuar në paqendrueshmëri politike. Përsa kohë BE nuk mund t’u sigurojë këtyre vendeve partneritet konkret ekonomik për të përmbushur anëtarësimin, mundësitë e saj për manovra do të jenë të pakta.

Anëtarësimi përfundimtar nuk ka qenë asnjëherë një çështje e hapur e partneritetit, madje në vitet pasuese të shpalljes së këtij partneriteti , marrëdhënia e Azerbajxhanit me projektin e integrimit në BE nisi të ftohej, ndërkohë që Bjellorusia dhe Armenia kanë hequr dorë nga projekti i bashkimit euroaziatik, si një projekt rival kundrejt Vladimir Putin. Nga ana tjetër, pati “një grindje” rreth tekstit final të deklaratës së samitit, ku Bjellorusia dhe Armenia nuk u gjendën të gatshme për të nënshkruar deklaratën që dënon “aneksimin” e Krimesë nga Rusia. Gjithashtu disa shtete europiane mbeten të shqetësuara në lidhje me projektin e regjimit të lirë të vizave për Gjeorgjinë dhe Ukrainën. U bë thjesht një premtim i kujdesshëm dhe nuk pati asnjë përmendje për perspektivat e ardhshme të anëtarësimit, pavarësisht se këto momente janë pika kyçe për të dy vendet .

Zyrtarë të BE-së dhe Ukrainës nënshkruan marrëveshjen e huas prej 1,8 mld € për të ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë ukrainase, e cila kërkon që Ukraina të realizojë një sërë reformash anti-korrupsioni dhe të tjera reforma strukturore. I dukshëm është administrimi pro – perëndimor i presidentit Petro Poroshenko, i cili erdhi në pushtet pasi paraardhësi i tij Viktor Yanukovych u rrëzua nga protestat e nxitura prej refuzimit të tij për të nënshkruar marrëveshjen e tregtisë së lirë me BE. “Përgjatë këtyre 18 muajve, njerëzit në Ukrainë kanë bërë një revolucion dinjitoz, dhe kanë paguar një çmim shumë të lartë për zgjedhjen e tyre pro Europës” deklaroi Poroshenko. E megjithatë ka një mungesë presioni ndaj qeverisë ukrainase për të realizuar këto reforma dhe për të trajtuar ngjarjet e fundit në një mënyrë të besueshme. Ndërkohë shumë palë, veçanërisht Rusia, akuzojnë BE-në për ndërhyrjet e shpeshta.

Një nga temat më të diskutuara e më me peshë gjatë samitit në Riga ishin fuqizimi i sigurisë energjetike, qëndrueshmëria dhe konkurrenca, ashtu si edhe zgjerimi i mëtejshëm i furnizimit me energji. Sipas deklaratës u përsëritën qëllimet e përbashkëta për të thelluar bashkëpunimet bilaterale dhe multilaterale në energji dhe të kontributit që rendimenti i energjisë mund të sjellë në rritjen e sigurimit të furnizimit. U vlerësua progresi i bërë në projektet infrastrukturore të energjisë të cilat përfshijnë hapjen e kapaciteteve të rrjedhjes së kundërt gazit natyror nga Ukraina në Hungari, Poloni dhe Sllovaki; si dhe rolin e Azejrbaxhanit, Gjeorgjisë dhe vendeve të tjera në Korridorin e Gazit Jugor, i cili do të shpërndajë gaz direkt nga deti Kaspik në Europë.

Një zyrtar i BE u shpreh se problemi qëndron që aleanca kërkon “reforma serioze”, por nga ana tjetër ka “pak konkretizim në përgjigjet e BE-së.” Ndërkohë, një zyrtare nga Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, opozita gjeorgjiane, deklaroi se vendimi për të mos lejuar rrugëtimin e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë për t’u bërë anëtare të BE-së në një moment të caktuar, është një gabim i rëndë gjeopolitik. Kjo do të nxisë reforma të brendshme dhe të lehtësojë mundësitë e Rusisë për të paraqitur oferta të tjera në vendet ish-sovjetike.

                                                                                                                           The Guardian, maj 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk