Praktikantët ngrihen kundër punës së papaguar në institucione të BE-së

Praktikantët ngrihen kundër punës së papaguar në institucione të BE-së

Dy herë në vit, jo më pak se 25.000 të rinj aplikojnë për programin e praktikës të Komisionit “Blue Book”, ku vetëm 600 persona pranohen. Ky program ka filluar që në vitin 1960 dhe është programi më i madh i trajnimeve në të gjithë botën. Për ata që nuk janë zgjedhur, e që megjithatë duan të kenë një mundësi pranë institucioneve të BE-së, ka me qindra mundësi punësimi në trajnime të papaguara nga ana e institucioneve, një çështje kjo që shkon shpesh pa u vënë re edhe midis zyrtarëve të BE-së.

Në Parlamentin Europian pjesa më e madhe e praktikave të papaguara gjenden midis të rinjve që marrin përsipër një stazh përkrah një anëtari të Parlamentit Europian. Megjithatë, shuma e kompensimit financiar përcaktohet nga eurodeputeti, që do të thotë se disa praktikantë nuk marrin shpërblim. Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, deklaroi në një takim me të trajnuarit parlamentar, se është e pabesueshme që deputetët marrin një ndihmë financiare prej 22,000 € për të paguar punonjësit e tyre dhe ende ka praktikantë të papaguar. Sipas rezultateve në 1 qershor 2016, Komisioni Europian kishte jo më pak se 200 praktikantë të papaguar, pra një e katërta e totalit të përgjithshëm. Për më tepër, Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Europian merr më shumë se 400 praktikantë të papaguar çdo vit, në disa prej 140 delegacioneve të BE-së në vendet e treta.

Në mars të vitit 2014, Avokati i Popullit në BE, Emily O'Reilly pranoi një ankesë nga një praktikant i papaguar që punonte në një delegacion, duke argumentuar se një trajtim i tillë ishte i padrejtë. Përkrahësit e praktikave të papaguara argumentojnë se pozicionet ofrojë përfitime të shumta si mundësitë për fillestarët që hyjnë në fushat përkatëse për të mësuar së bashku me profesionistët, fitimi i aftësive praktike dhe përvojës, pasurimi i CV-ve dhe për t’i bërë përshtypje punëdhënësit të ardhshëm. Këto praktika u mundësojnë studentëve të ndjekin pasionet e tyre duke fituar njhuri mbi fusha specifike në të cilat ata mund të duan të punojnë pas diplomimit.

Megjithatë, thelbi i problemit qëndron në një çekuilibër të krijuar midis atyre që mund të përballojnë punën me kontrata të papaguara, si dhe shumë të rinj premtues me mjete të kufizuara financiare, që u mohohet padrejtësisht mundësia për të ngjitur shkallët e karrierës profesionale. Një nga aspektet kryesore negative të këtyre praktikave është pikërisht barra financiare, të cilën sudentët nuk janë në gjendje ta përballojnë në të shumtën e rasteve. Në një mjedis konkurrues si Brukseli, rritja e praktikave të papaguara është duke ulur numrin e vendeve të punës. Kjo detyron profesionistët e rinj të konkurrojnë më shumë për vendet e mbetura, duke pranuar praktika të papaguara. Kjo ul numrin e pozicioneve të paguara, duke krijuar kështu një rreth vicioz për punëkërkuesit. Sipas një studimi nga Shoqata Kombëtare e Institucioneve Arsimore dhe Punëdhënësve (NACE), përqindja e studentëve që punësohen pas universitetit, me ose pa eksperienca në praktia të tilla pune është gati e njëjtë. Gjithashtu, në ekonominë e sotme të globalizuar shumë studentë vendosin t’i kryejnë studimet jo në vendn e tyre të origjinës dhe për të përballuar shpenzimet u duhet të gjejnë një punë që shpesh nuk u pershtatet profilit të tyre akademik. Nëse këto praktika do ishin të paguara do u shërbenin më shumë formimit profesional të studentëve.

Pavarësisht përpjekjeve të ndërmarra nga institucionet, si lëshimi i një Rekomandimi të Këshillit mbi Kornizën Cilësore të Trajnimeve në vitin 2014 për investimin në praktika cilësore, kjo çështje ende mbetet një problem i dorës së dytë për liderët e BE-së. Qershorin e kaluar, praktikantët nga Parlamenti dhe Komisioni organizuan një konferencë të nivelit të lartë në Parlamentin Europian për të diskutuar çështjen e praktikave të papaguara në institucionet e BE-së. Kjo konferencë shënoi hapin e parë drejt një fushate të gjerë të udhëhequr bashkërisht nga Ndërgrupi Rinor i Parlamentit Europian dhe praktikantët e institucioneve të BE-së, të cilët do të trajtojnë çështjen e praktikave të padrejta në Europë gjatë gjysmës së dytë të vitit 2016. Megjithatë, një legjislacion i gjerë, detyrues i BE-së ende mungon dhe nuk ka gjasa të hartohet së shpejti, pasi çështjet sociale dhe punësimi janë disa nga fushat e politikave që prekin sovranitetin e shtetet anëtare. Në ditën Europiane të Praktikantëve zhvillohen protesta të përvitshme nga të rinj pranë selisë qendrore të BE-së në Bruksel, emegjithatë kjo nuk ka rezultuar në një zgjidhje efektive të problemit. Fushata të shumta janë duke u zhvilluar në kuadër të problemit si lëvizja “Just Pay!”, e nisur nga praktikantët e Brukselit.

Duke mundësuar praktika të paguara zvogëlohet pabarazia në fushën e punësimit, të punësuarit kanë më shumë siguri, pasi do të kishin mjete financiare dhe sigurime shoqërore të paguara. Praktikat e paguara promovojnë një kulturë ku punëmarrësi mbështet dhe trajnojn stafin e tij, duke investuar tek ata. Praktikat në BE janë një fushë shumë e frytshme sidomos për kategorinë e studentëve e të sapodiplomuarve, prandaj ofrimi i pagesës në këmbim të punës së tyre është një domosdoshmëri për këtë treg.

                                                                                                                  Stafi i EuroSpeak, shtator 2016

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk