Ballkani Perëndimor midis presionit për siguri dhe tranzicion energjitik

Ballkani Perëndimor midis presionit për siguri dhe tranzicion energjitik

Tranzicioni energjitik është duke marr gjithmonë e me tepër një dimension më konkret përgjatë viteve të fundit. Kjo për shkak nevojës për t’u larguar nga burimet tradicionale të energjisë me efekt serë dhe gjithashtu për shkak të nevojës për burime të reja të rinvoueshme të cilat mund të kontribuojnë në sigurinë energjitke. Kriza energjitike gjatë periudhës së luftës në Ukrainë ndikoi thellësisht në rikonceptimin e politkës energjitike të Bashkimit European (BE) dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova, dhe Serbia) duke nxitur nevojën për sinergji të reja në sektorin energjitik. Nga një politikë e cila favorizonte furnizimin me energji me çmime të favorshme për industrine europiane, ku liberalizimi i tregjeve dominonte politikat energjisë, duke kaluar drejt një modeli të ri më të centralizuar i cili e konsideron energjinë si një produkt me rëndësi për sigurinë kombëtare. Për më tepër, konceptimi i energjisë tashmë është i integruar me faktor mjedisor, social, ekonomik dhe të sigurisë.

Politika energjitike e vendeve të BP në një masë të gjerë pavarësisht faktit se ka qenë në një politike koherente me politikën e energjisë të BE, kriza e fundit energjitike shtoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit në sekotrin energjitik për shkak të sigurisë energjitike dhe mundësive që lidhen me dekarbonizimin dhe tranzicionin e gjelbër të energjisë. Në këtë aspekt, përpos masave dhe strategjive politike si diversfikimi, mbështetja e burimeve të rinovueshme apo rritja e eficensës energjitike, një rrjet i ri energjitk është duke u formësuar në BP, i cili në vitet e ardhshme do të krijojë një arkitekturë të re të sigurisë energjitike për rajon dhe BE. Politikat janë mbështetur paralelisht me projekte të rëndësishme në infrastrukturën energjitike të cilat po marrin jetë, edhe pse në faza të ndryshme të implementimit e po krijonë një rrjet të ri të infrastrukturës energjitike në rajon. Ndërtimi i infrastrukturës energjitike konsiderohet një ndër prioritet kryesore për të rritur sigurinë energjitike të BP dhe BE. 

Harmonizimi  i legjislacionit dhe instrumentat e mbështetjes financiare për energjinë nga Bashkimi Europian

Përgjatë viteve të fundit, BE ka intesifikuar reduktimin e barrierave rregullatore me vendet e BP për të bërë të mundur projektimin e një tregu të përbashkët energjitik. Përafrimi i legjislacionit dhe reduktimi i barrierave rregullatore ka qënë një prej prioriteve kryesore.  Nëpërmjet Paketës së Energjisë së Pastër (Clean Energy Package), BE ka ndihmuar në përshtatjen e legjislacionit të vendeve të BP për të përafruar aspektet rregullatore dhe për të reduktuar barrierat e furnizimit ndërkufitar me energji. Gjithashtu, Komuniteti i Energjisë, po luan një rol të rendësishëm në harmonizimin rregullator ndërkufitar të energjisë mbështetur në politikat dhe kornizën rregullatore të BE. 

Sekretariati i Komunitet të Energjisë ka mbështetur integrimin e tregut të energjisë deri në fund të vitit 2025. Ky objektiv synohet të arrihet nëpërmjet transpozimit të Paketës së Integrimit të Elektricitetit (Electricity Integration Package), e cila ka nisur implementimin në disa prej vendeve të BP, duke u mbështetur në disa direktiva të BE. Një ndër hapat e rëndësishëm në këtë aspekt, ka qenë edhe ngritja e bursave të energjise si ALPEX në Shqipëri, e cla është aktive edhe në Kosovë; MEPX në Malin e Zi; MEMO për Maqedonine e Veriut, dhe SEPEEX në Serbi të cilat kanë plotësuar infrastrukturën e tregut të energjisë. Në kuadët të integrimit të tregut energjitik, gjithashtu rritja e kapacitevete të Operatorëve të Sistemit të Shpërndarjes (OST) deri në masën 70% është e detyrueshme për vendet e rajonit.  

Mbështetja për implementimin e politikave të përbashkëta të energjisë ka qënë paralelisht e mbështetur më instrumenta financiar si grante apo kredi të buta për realizimin e projekteve konkrete. Një pjesë e konsiderueshme e mbështetjes financiare ka nisur qysh prej vitit 2014 që përkon me nisjen e Porcesit të Berlinit, dhe axhendës së konektivitetit, ku ndër të tjera infrastruktura energjitke ka qënë një nga shtyllat kryesore të investimeve. Në kontekstin e ri të sigurisë energjitike në Europe, Komisioni Europian prezantoi në vitin 2022 Paketën e Mbështetjes për Energjinë (Energy Support Package) duke vënë në dispozicion një shumë prej 450 milionë euro vendeve të rajonit në kuadër të diversifikimt të burimeve të energjisë, eficensës energjitike, duke përfshirë gjtihashtu konsumatorët dhe bizneset e vogla dhe të mesme. 

Nëpërmjet Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (FIBP-WBIF Western Balkan Investment Fund) janë financuar një sërë projektesh për rehabilitimin e sistemit të transmetimit, i cili mbetet një nga komponentët që ka nevojë për investime  në sistemin energjitik. Referuar një studimi të think tank-ut Globsec, që nëpërmjet disa parametrave identifikues për gjendjen e përgjithshme të sistemit të transmetimit, i klasifikon sistemet e shpërndjarjes  të  vendeve të  rajonit si “ndër më pak eficentët në Europe” dhe gjithashtu nënvizon nevojën e madhe për investime për përmirësim e sistemit të transmetimit. Banka Gjermane për Rindërtim (KfW) ka qënë një partnerët kryesore në rrjetin energjitik në BP dhe Shqipëri duke mbështetur nëpërmjet kredive të buta dhe granteve një sërë projektesh në infrastrukrën energjitke, studime fisibiliteti. Gjithashtu, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH_EBRD) ka qënë një ndër donatorët më aktivë duke financuar dhe dhënë grante për një sërë projektesh të rëndëishme në infrastrukturën dhe eficensën energjitike.


Siguri energjitike nëpërmjet tranizicionit energjitik

Binomi siguri dhe tranzicion energjitik tashmë konsiderohet thelbësor për të shtyrë përpara njëkohisisht politikat e energjisë. Varësia nga furnizimit me gas rus në vendet e BP, kryesisht në Rusi dhe Maqedoninë e Veriut kanë sjellë një ndikim të rëndësishëm në lidhje me perceptimin mbi riskun nga varësia energjitike. Pavarësisht faktit se ndikimi në vendet e BE dhe BP ka qenë jo propocional, efekti zinxhir i krizës ka pasur pasoja edhe në ekonomite e vendeve të rajonit. Shqetësimi i pasojave të krizës energjitke ka nxitur qeveritë të marrin masa të shpejta për të nxitur prodhimin e energjisë nga prodhime alternative duke synuar gjithmonë e më tepër burimet e rinovueshme. Tranzicioni energjitik nëpërmjet burimeve të rinovueshme konsiderohet si një potencial i rëndësishëm jo vetëm në dekarbonizimin e sistemit energjitk, por gjithashtu edhe në reduktimin e varesisië nga burimet me gas serë.

Shqipëria nëpërmjet Planit Kombëtar për Energjinë dhe Klimën synon reduktimin e zhvillimin e mëtejshëm të burimeve të rinovueshme nëpërmjet paneleve fotovoltaike, kryesisht në dy forma: nëpërmjet ankadeve për investime; sipërfaqeve të tokës të cilat zgjidhen nga shteti, dhe nëpërmjet instalimit nga konsumatorët, e cila ka arritur të gjenerojë 196MW. Në vijim të kësaj politike, eficensa energjitike përbën një tjetër shtyllë të rëndësishmë që mund të kontibuojë në reduktimin e konsumit të energjisë. Kjo i bashkohet një sërë masash të cilat synojnë reduktimin dhe eficensën energjtike në rrjetin e shpërndarjes dhe gjithashtu në ndërtesat private dhe shtetërore. Gjithashtu Ligji “Për Nxitjen dhe përdorimin e burimeve të rinovueshme” i vitit 2023, parashikon forma të reja të bashkëpunimi të komunitetit në sektorin e energjisë si komunitet i  energjisë së rinovueshme. Praktika e viteve të fundit të vendeve të BE-së ka treguar ndikim domethënës në disa aspekte si balancimin e rrjetit kombëtar të transmetimit, përshpejtimin dhe zgjerimin e kapaciteteve të burimeve të rinovueshme, por gjithashtu benefite sociale dhe eknomike si reduktim të faturave të energjisë dhe angazhim në komunitet për kauza të përbashkëta.


Ndërtimi i interkonjektorëve të rinj dhe harta e re e infrastruktures energjitike

Rrjeti i infrastrukturës në BP ka vuajtur kryesisht nga mungesa e eficencës të sistemit dhe ndërlidhjes me rrjetin european të infrastrukturës energjitike. Kjo situatë është duke u adresuar qysh prej momentit ku infrastruktura energjitike me tension të lartë është përfshirë në hartën paneuropiane të energjisë (Trans-European Networks for Energy). Ndërtimi i një sërë interkonjektorëve të rinj në Ballkanin Perëndimor viteve të fundit ka shtuar një sërë rrjetesh të reja ose është investuar në rinovimin e atyre aktual, duke mundësuar bashkëpunimin rajonal ndërkufitar në sektorin energjitik, ashtu si Korridori Trans-Ballkanik i Elektricitetit (Tans-Balkans Electricity Corridor), që kalon nëpërmjet Malit të Zi, Serbisë dhe Bullgarisë. Italia ndërkohë ka investuar në një projekt që prek vlerën e 1 miliardë euro. Ndërkohë, Greqia ka shprehur interesin për të ndërtuar një linjë të re interkoneksioni që kalon nëpermjet Shqipërisë në drejtim të Europës Qendrore, dhe konsiderohet si një nga korridoret e rëndësishme për të eksportuar energji drejt vendeve të BE.

Në vijimësi të këtyre zhvillimeve, në fillim të muajit janar 2025, Shqipëria, Italia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) nënshkruan një marrëveshje kuadër për ndërtimin e linje të re interkonjeksioni nënujore, e cila bashkon jugun e Shqipërisë me Italinë. Edhe pse një projekt i tillë ka qenë pjesë e diskutimeve prej rreth dy dekadave, por nuk ka arritur të konkretizohet, nevoja e Italisë për të diversifikuar burimet e energjisë dhe ambicia e qeverisë shqiptare për të qenë lider në rajon, ka bërë të mundur rilancimin e idesë së një rrjeti nënujor energjitik. 

Pavarësisht synimit për të nxitur përdorimin e burimeve të rinovueshme, presioni për të diversifikuar burimet energjitke me tregje të reja energjie si LNG (gas natural të lëngshëm) ka bërë të mundur shqyrtimin e alternativave të reja jo të rinovueshme. Qeveria Shqiptare ka firmosur një Memorandium Bashkëpunimi (MB) me kompaninë lider energjitike ExxonMobil për ndërtimin e dy terminaleve lundrues me LNG në afërsi të Tec-it të Vlorës. Në kuadër të zhvillmit të infrastrukturës së gazit, Shqipëria ka firmosur gjithashtu MB me Qeverinë e Kosovës për shkëmbimin dhe thellimin e bashkëpunimit në sektorin e energjisë. Këto trysni mund të kenë një impakt pozitiv në sigurinë energjitike por nga ana tjetër gjasat janë të ngadalësojnë tranzicionin energjitik të BP. 

Perspektiva e sigurisë energjitike në Ballkanin Perëndimor

Për vite me radhë, siguria energjitike ka qënë një nga sfidat më të mëdha të vendeve të rajonit. Shpesh siguria energjitike është subjekt i gjeopolitkës duke ngritur debate mbi rolin e Rusisë në BP dhe përdorimin e furnizimit me energji si një instrument për të arritur objektiva politikë. Ndërtimi i linjave të reja të interkonjeksionit energjitik në BP ka rritur rëndësi strategjike dhe logjistike të rajonit duke e bërë të rëndësishme të rrjetit pan-europian të infrastrkturës së energjisë. Integrimi i infrastukurës dhe harmonizimi i legjislacionit ofron një ambient më të përshtatshëm për investime dhe gjithashtu krijon stabilitet afatgjatë në tregun energjitik në rajon. Për shkak të dinamikave të energjisë të viteve të fundit dhe ndikimeve gjeopolitike, diversifikimi i burimeve të energjisë dhe rritja e kapaciteteve të prodhimit nga burime të rinovueshme, ka ulur sasinë e furnizmit me gaz nga Rusia duke e cuar atë në minimume historike.

Pavarësisht së Shqipëria prodhon një pjesë të rëndësishme të prodhimit  vendas nëpërmjet hidrocentraleve, efekti zinxhir i destabilitetit të furnizmit me energji dhe çmimeve në tregjet ndërkombëtare ka bërë që të ndikojë edhe ekonominë shqiptare. Thënë këtë, ndërhyrja në sistemin energjitik duke synuar rritjen e eficencës energjitike, nëpërmjet reduktimit të humbjeve në rrjet dhe investimeve për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes, kanë hapur një sfidë të re, e cila kërkon një qasje konsistente të investimeve dhe kapaciteteve për të bërë të mundur një sistem eficent që i përshtatet kushteve të tregut.

Megjithëse nevoja për sigurimin e energjisë dhe diversifikimin e burimeve ka nxitur investime të rëndësishme me prodhime nga burime të rinovueshme, synimi për sigurinë energjitike nuk duhet të ndikojë në diversifikim drejt burimeve jo të rinovueshme. Pavarësisht presionit për diversifikim të shpejtë të burimeve të energjisë, në terma afatgjatë nuk nxit përpjekjet për të arritur objektivat për tranzicionin enrgjitik. Në këtë mënyrë, politikat do të duhet të gjejnë një ekuilibër midis nevojës për siguri energjitike nëpërmjet burimeve energjike të përballueshme, nga tregje të qëndrueshme dhe objektivave për një tranzicion energjitik gjithëpërfshirës dhe miqësor me mjedisin.


Djego Abedinaj, prill 2025


*Djego Abedinaj është një studiues i ri aktualisht duke punuar në integrimin e politikave tregtare dhe klimatike të Bashkimit Europian, duke u fokusuar veçanërisht në dimensionin e jashtëm, projekt i cili financohet nga Fondacioni Federal Gjerman për Ambjentin, (DBU). Ai ka një diplomë Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti Europian i Tiranës dhe një Diplomë Master në Studime Europiane nga Universiteti i Sienës, Itali. Interesat e tij kërkimore përfshijnë politikën e jashtme të BE-së, procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, tregtinë ndërkombëtare, politikën ndërkombëtare të klimës dhe energjisë.



Referenca

  1. Bankwatch (2023) New plans to hook the Western Balkans on gas will make the region’s energy transition even harder https://bankëatch.org/wp-content/uploads/2023/03/GEM-Bankwatch-W-Balkans-Briefing.pdf 

  2. Energy Community Secretariat (2018) Knocking on the EU’s door through the Energy Community: Integration of the Western Balkans into the pan-European Energy Market, 6 February

  3. Euractiv (2023) EU backed plans for energy terminals to bring economic security risks

  4. https://www.euractiv.com/section/politics/neës/eu-backed-plans-for-energy-terminals-in-western-balkans-to-bring-economic-security-risks/ 

  5. Energy Community (2024) Report on Implementation of the Declaration on Energy Security and Green transition in the Western Balkans,

  6. Power of need Energy security in the Western Balkans https://ecfr.eu/article/poëer-of-need-energy-security-in-the-ëestern-balkans/ 

  7. European Commission, Energy Support Package for Western Balkans, https://ec.europa.eu/commission/presscorner/detail/en/ac_23_3196 

  8. Globsec Grid Transition Index 2024, https://www.globsec.org/sites/default/files/2024-10/GLOBSEC%20Grid%20Transition%20Index.pdf?__cf_chl_tk=dA9.qH8OZaSqIOkKz1UWb7RGQAFalD.9DËBbFhë_ygs-1740579114-1.0.1.1-maw2g0zL3uR_OSuvd3R0SXdX0LBUMsN8vaK_ëEQu5Lo 

  9. National Energy and Climate Plans in the Western Balkans, progress update https://caneurope.org/necp-in-ëb-progress-update/

  10.  Memorandum of Understanding, https://www.exxonmobillng.com/en/about-us/trending-topics/mou-signed-with-the-government-of-albania-and-excelerate-energy 

  11. Ligji 24/2023 Për Nxitjen dhe Përdorimin e Burimeve të Rinovueshme, https://www.ere.gov.al/images/files/2023/06/06/ligj_nr._24_dt._23.3.2023.pdf 

  12. WBIF, Trans Balkans Electricity https://www.wbif.eu/investmentgrants/WB-IG00-MNE-ENE-01 

  13. World Bank (2018) Western Balkans: Directions for Energy Transitions https://documents1.worldbank.org/curated/ar/201391544823541838/pdf/Western-Balkans-Energy-Directions-Paper.pdf 


1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk