Team Europe

Team Europe

“Team Europe” u prezantua fillimisht më 8 prill 2020 për  të  mbështetur vendet partnere të BE-së në luftën kundër Covid-19. Kjo paketë po punon për të siguruar një qasje globale të barabartë për vaksinat COVID-19 duke mbështetur fushatat e vaksinimit dhe duke shqyrtuar mundësinë për rritjen e kapaciteteve prodhuese. Mbështetja financiare ishte planifikuar të ishte rreth 20 miliardë € të kombinuara nga BE dhe instititucionet financiare si Banka Europiane e Investimeve dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Në vitin 2020 ky projekt kontribuoi 3.2 miliardë € për të mbështetur përgjigjet emergjente dhe nevojat humanitare në më shumë se 130 vende. Në Ballkanin Perëndimor financimet shkuan drejt 11.3 milion pajisjeve mjekësore, ventilatorëve, ambulancave etj. Në këtë paketë emergjente u përfshinë dhe 80 000 teste për Covid-19 dhe material për 580 000 teste. Rreth 3.5 miliardë € të “Team Europe” u shpenzuan për marrjen dhe administrimin e vaksinave anti-covid. Për sa i përket zbutjes së pasojave negative sociale dhe ekonomike të pandemisë në 2020 Team Europe shpenzoi 19.5 miliardë €. Shuma e caktuar për Ballkanin Perëndimor u përdor për përfshirjen e 70 bankave lokale në rajon për të lehtësuar marrjen e kreditit për sektorin privat. Një pjesë tjetër u përdor dhe për mbështetjen e huave për sektorin publik dhe për ruajtjen e vendeve të punës. Duke parë suksesin e Team Europe, BE dhe vendet anëtare kanë vendosur të investojnë më shumë duke krijuar, financuar dhe zbatuar nismat e këtij projekti. Në fazën tjetër do të ketë projekte transformuese për vendet partnere duke u fokusuar në nevojat e tyre dhe prioritetet e BE-së.





371Ndjekës
5616Ndjekës
1935Ndjekës
21Abonues
Ambassade_Niva2_Engelsk
PA_logo