Kina-vendi i parë jashtë BE-së kontribues në Planin për Investim

Kina-vendi i parë jashtë BE-së kontribues në Planin për Investim

Dialogu i Nivelit të Lartë është një nismë e filluar që në vitin 2007 mes Kinës dhe BE-së, për të analizuar çështjet e tregtisë dhe investimit, teknologjisë dhe pronës intelektuale, si dhe për të thelluar bashkëpunimin ekonomik BE-Kinë. Ky samit ndërlidh tre burime madhore financiare: Fondin Kinez të Rrugës së Mëndafshit, Planin e Komisionit Europian dhe Bankën Europiane të Investimeve, dhe do të krijojë një grup ekspertësh nga këto organizma të cilët do të eksplorojnë fushat dhe mundësitë për bashkëfinancimin dhe pjesëmarrjen e palës kineze, ku prioritet do të ketë transporti për të promovuar ndërlidhjen mes tyre.

Gjithashtu, përfaqësuesit kinezë konfirmuan kontributin e tyre financiar për Planin e Investimit të Europës, ku deri tani vetëm nëntë vende anëtare të BE-së kanë konfirmuar kontributet e tyre, si Britania e Madhe që mban rekordin me 8.5 bilion €, ndjekur nga Gjermania dhe Franca me 8 bilion €. Kina bëhet vendi i parë jo-europian që do të financojë këtë projekt, gjithashtu ka shumë mundësi që Kina të bëhet edhe kontribuuesi më i madh jo-europian i Planit të Junckerit. Edhe pse gjatë takimit nuk u specifikua asnjë shifër konkrete, mendohet se investimi mund të shkojë nga 5 deri në 10 bilion €. Marrëveshje të tjera u arritën gjatë samitit, ku z. Günther Oettinger, Komisioneri Europian përgjegjës për Ekonominë dhe Shoqërinë Dixhitale përmbylli një marrëveshje mbi “5G”, ndërsa znj. Violeta Bulc, përfaqësuese e Komisionit, përgjegjëse për Transportin mbajti takime mbi bashkëpunimin në infrastrukturë dhe transport dhe investimeve në këtë fushë.

Arritjet e samitit nënkuptojnë për Kinën më shumë hapësira për të qenë pjesë e ekonomisë europiane, duke pasur gjithashtu më shumë tregje për investime që forcojnë rolin e saj si “soft power” në Europë. Gjithashtu ajo ka marrë mbështetje nga BE për një anëtarësim të mundshëm në BERZH, por edhe mbi çështje që prekin FMN dhe Bankën Botërore. Ndërkohë që Kina përfiton shumë nga një bashkëpunim i tillë, për BE-në lind pyetja nëse ai do të nënkuptojë më shumë vende të reja pune për europianët, pasi në shumë raste kompanitë kineze kanë sjellë punëtorë nga Kina në projektet e tyre në BE. I pyetur gjatë takimit, z. Katainen u shpreh se ai nuk vë re shumë punëtorë kinezë në Europë dhe se nuk do të ketë një trajtim special për kompanitë kineze, të cilat gjithashtu duhet të respektojnë të drejtat e punëtoreve, si dhe ligjet europiane të punës dhe mjedisit gjatë aktivitetit të tyre në vendet e BE-së.

EuropeanSting, tetor 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk