MEUS 2017, përtej një simulimi

MEUS 2017, përtej një simulimi


Interesi im në politikat Europiane, përveçse i nxitur nga studimet e mia universitare në Shkenca Politike&Marrëdhënie Ndërkombëtare, u përforcua gjatë Praktikës sime pranë European Movement in Albania. EMA ishte hapi i rradhës i cili më çoi më pranë Europës dhe institucioneve të saj. Përgjatë MEUS2017 unë performova rolin e Ministrit të Kroacisë në Këshillin e Ministrave. Ishte një rol sfidues dhe me shumë përgjegjësi. Dy temat që u diskutuan përgjatë eventit, përkatësisht: Rregullorja 513/2014 mbi Krimin

17309858 1479268928759033 7530577457640760392 ne Organizuar dhe Direktiva mbi Punësimin e Punëtorëve Sezonal, janë dy nga çështjet më të rëndësishme të Bashkimit Europian. Ishte sfiduese të debatoje me pjesëmarrësit e tjerë, të cilët duke performuar rolet specifike, ngrinin pikëpyetje mbi rolin dhe vendimmarrjen e Unionit në çështjet e sipërpërmendura. Megjithatë, në fund të eventit, u arrit konsensusi i duhur për të përmirësuar dy dokumentet legjislative. Duke parë se si qindra të rinj, me kombësi të ndryshme, ideale dhe ideologji të ndryshme…mblidhen së bashku dhe përgjatë debateve arrijnë rezultate demokratike, bindja se Europa dhe vlerat e saj janë të patundshme, zuri vend tek unë. 

Është kënaqësi të shohësh që ka shumë të rinj të cilët punojnë dhe kontribojnë për Europën dhe idealet e saj. Me bindjen se secili prej nesh gëzon një potencial unik, do të thoja se duke punuar në organizata Europiane e duke marrë pjesë në evente të ngjashme, hapat drejt së ardhmes janë përherë pozitive.

Dea Elmasllari, studente Universiteti i Hamburgut

***********

Javën që shkoi pata mundësinë të marr pjesë në një nga aktivitetet rinore më të gjalla dhe më reale në Parlamentin Europian në Strasburg, zemrën dhe simbolin e Europës së Re që ndërtuan Shuman, Rene, Adenaur dhe të tjerë. Aktiviteti konsistonte në një simulim të procedurave legjislative të Parlamentit Europian me pjesmarrjen e mbi 200 te rinjve nga e gjithë Europa dhe bota. Kjo e bën MEUS 2017 ndoshta aktivitetin më kolorit dhe më masiv duke na dhënë mundësinë ne pjesmarrësve të shkëmbejmë pikpamjet tona në një kontekst mulikulturor. Siguria si një nga shqetësimet kryesore sot në BE ishte në qendër të vëmendjes në korelacion me migrimin dhe punëtorët sezonal. Gjithashtu lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit nga njëra ana dhe sovraniteti i shteteve anëtare nga ana tjetër ishte një nga temat e nxehta që reflektoi krizën aktuale të BE-së. 17310152 1460877220599163 8408958014378643457 o 2

Në një javë intensive me orë të gjata në aulën reale të Parlamentit Europian pata mundësinë të bëj shumë miq dhe të përçoj tek ata Shqipërinë reale dhe të shkëmbej me ta idetë mbi të tashmen dhe të ardhmen e BE-se. Pavarisht mosdakortësive në çështje te caktuara, jam i lumtur të konstatoj se fryma drej një BE-je më të fortë dhe bashkëpunese për të kaluar sfidat që ka përpara ishte mbizotëruese. Europa e bashkuar ka garantuar atë prosperitet dhe paqe si asnjë organizëm tjetër politike në historinë e saj. Nuk ka shembull më domethënës sesa Strasburgu i cili ka vuajtur përplasjet Francë-Gjermani për shekuj me rradhë.
MEUS 2017 është simulimi më real dhe një shans për të eksperimentuar në vetë të parë funksionet legjislative të BE-së.. Bashkimi Europian bëhet më i prekshëm dhe më përfshirës se kurrë më parë. MEUS 2017 ishte edhe një mundësi për ti treguar skeptikëve, populistëve dhe ekstremistëve se gjenerata jonë nuk do të heqë dorë nga projekti i Bashkimi Europian, por do ta forcojë dhe perfeksionojë edhe më tej në mënyrë që të garantojë prosperitetin dhe paqen që të gjithë ne duam.

Altin Gjeta, lektor UAMD Universiteti i Durrësit

***********

Model European Union Strasbourg 2017 (MEUS 2017) pa asnjë dyshim mund ta quaj si një ndër eksperiencat më të bukura të jetës time studentore. Një simulim thuajse real i procesit legjislativ të Parlamentit Europian më ka shoqëruar për një javë të tërë në këtë eksperiencë të paharrueshme. Akoma më të bukur këtë eksperiencë, ndryshe nga MEU që organizohen në shume vende të tjera, e bën fakti që organizohet i tëri në ambientet e Parlamentit Europian në Strasburg gjë që e bën akoma më githpërfshirëse këtë eksperiencë si dhe më serioze për vetë natyrën e ambientit. 17424636 1479604202058839 3805042679569597027 n

Eksperienca ime personale, si europarlamentar i Partisë Popullore Europiane (EPP) dhe njëkohësisht i Italisë, më bëri të testoj aftësitë e mia ligjore dhe negociuse. Gjithashtu, si Sekretar i Përgjithshëm i EPP përveç detyrës time për të mbrojtur interesat e partisë dhe shtetit tim, kisha për detyrë dhe organizimin e brendshëm në parti, asistencën ligjore për çdo europarlamentar tjetër të partisë në lidhje me amendamentet e propozuara, por dhe negociatat që duhet të bëja me partitë e tjera.

Çka e bën më të bukur të gjithë këtë është fakti që mua si person, mu kërkua që për një javë të zhvishem nga kostumi im i parimeve dhe ideologjive, dhe të vishja një kostum tjetër komplet të ndryshëm nga stili im. Jashtë këtij roli, unë jam një mbështetës i Partisë së Qendrës së Majtë, Aleancës së Social-Demokratëve për Europën (ALDE), por siç e shpjegova dhe më lart u caktova si anëtar i PPE. Kjo “sprovë” më dha mundësinë mua që të testoj aftësitë e mia për tu përshtatur brenda një kornize e cila parimisht nuk përputhet me mua. Por mendoj që kjo ishte dhe pjesa më e bukur e të gjithë aktivitetit.
Prandaj, i sugjeroj çdo të riu, që ka interes në të ardhmen e Europës së bashkuar, të bëhet pjesë e kësaj eksperience fantastike në vitet e ardhshme.

Albi Cela, student Universiteti Bedër

**********

17424798 1478506508835275 28526447960816722 nPa dyshim pjesëmarrja në Model European Union Strasbourg (MEUS) ishte një eksperiencë e frytshme si në aspektin profesional dhe atë individual. MEUS është një simulim i procesit të vendim-marrjes bërë nga organet kryesore të BE-së. Më shume se 200 studentë dhe profesionistë nga e gjithë Europa ndarë në rolet si europearlamentar, ministër, lobistë, gazetarë, interpretues morën pjese në simulim. Në aspektin profesional ishte një kënaqësi për mua të diskutoja mbi çështjet politike të BE-së pikërisht në zemër të këtij projekti në Parlamentin Europian në Strasburg. Një mundësi e shkëlqyer për të parë në praktikë procesin e komplikuar të vendimmarrjes në BE. 

Por jo vetëm sepse MEUS të jep mundësinë për të kuptuar se si politika evropiane vërtet funksionon dhe çfarë përpjekje dhe këmbëngulje duhet për të vendosur interesat e 28 vendeve anëtare në një linjë. Në aspektin personal, ishte kënaqësi për mua të njoh dhe të ndaj një javë me të rinj nga 30 vende të ndryshme. Me të vërtet që MEUS është një eksperiencë e paharrueshme dhe do të nxisja këdo që është i interesuar vitet e ardhshme të aplikojnë.

Mandrit Kamolli, student University i Nottingham

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk