BE pranon që sistemi i klasifikimit me A+ për efiçencën energjitike ishte i gabuar

BE pranon që sistemi i klasifikimit me A+ për efiçencën energjitike ishte i gabuar


Por në vitin 2009 u propozua nga Suedia shtimi i tre niveleve të reja: A+, A++ dhe A+++, i cili u pranua nga Parlamenti Europian dhe u vu në zbatim në vitin 2010. Sipas këtij rregulli sa më shumë pluse të ketë produkti, aq më miqësor është ai me mjedisin. Sistemi i pluseve u vendos pas këmbënguljes së bizneseve me arsyetimin se do të nxiste motivimin për të prodhuar pajisje me efiçencë më të lartë, por pa kërkuar ndryshimin e të gjithë shkallës klasifikuese. Pati shumë argumente kundër për këtë metodë të re klasifikimi, ku grupe konsumatorësh apo dhe ato mjedisore u shprehën se për konsumatorin mjafton që produkti të jetë A, pasi ai nuk i kupton pluset dhe nuk kërkon të paguajë më shumë për to.

Kjo shkallë vlerësimi është komentuar si zhvlerësuese për vetë cilësinë dhe krahasimin, duke përdorur si analogji dhënien e çmimeve olimpike. Nëse medaljet do të jepeshin në këtë formë: medalje ari+, medalje ari ++ dhe medalje ari +++, nuk do të kishte më dallim mes më të mirit dhe atij më pak të mirit. Duket se këto kundërshtime nuk u dëgjuan në atë kohë, por vetëm pas gjashtë vitesh Komisioni Europian doli në përfundimin se ky sistem nuk është i qartë për konsumatorin dhe kërkon kthimin te klasifikimi i thjeshtë nga A te G, me ngjyrat përkatëse nga jeshile te e kuqja.
                                                                                                                          EUObserver, korrik 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk