Finlandë
Që në gusht, Helsinki ka qenë vendi ku janë provuar dy nga automjetet e para të vetë-ngarjes. Përdorimi i minibusëve në transportin publik është një projekt pilot finlandez, ku pasagjerët hipin e zbresin në rrugë të paracaktuara, sikurse me çdo autobuz. Autobuzët arrijnë shpejtësinë maksimale me 10 km/h. Autobuzët pa shoferë shihen si pjesë e vizionit për të krijuar një qytet që bazohet ekskluzivisht në transportin publik. Minibusët mendohet të mbushin zinxhirin e transportit në dimensionin e lagjeve.
Francë
Francezët po ndjekin shembullin finlandez. Që prej 25 shtatorit, autobuzët që vetë-drejtohen kanë dalë në rrugët e Parisit në një program pilot për t’u integruar brenda dy viteve. Fillimisht minibusët do të përshkojnë një distancë prej 25 km përgjatë lumit të Senës. Një itinerar i dytë do të lidhë stacionet e trenave të Lionit dhe Austerlitzit. Këto testime janë bërë edhe në Japoni, Singapor dhe Kaliforni.
Zvicra
Në Valé të Zvicrës po përdoret një autobuz elektrik 11 vendësh. Javën e kaluar, automjeti pësoi një aksident dhe “kutia e tij e zezë” po shikohet për të nxjerrë mësime. Sion do të vazhdojë me shërbimin e minibusëve, i cili ka qenë në fazën pilot që prej qershorit. Automjetet zvicerane ecin me 20 km/h.
New Europe, tetor 2016