Një risi legjislative – E drejta e riparimit

Një risi legjislative – E drejta e riparimit


Propozimi europian në këtë të drejtë i referohet pajisjeve ndriçuese, televizorëve dhe pajisjeve të mëdha shtëpiake. Të paktën rreth 18 vende të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po marrin në konsideratë ligje të përbashkëta si mënyrë për të reaguar kundër produkteve të cilat nuk mund të çmontohen për shkak të mekanizmit të tyre, ose që nuk mund të zëvendësohen me pjesë rezervë për shkak të mungesës së udhëzimeve për riparimin e problemeve të tyre.

Si do të realizohet “E Drejta e Riparimit”?

Ministrat europian të mjedisit kanë ngritur një sërë propozimesh të cila do të detyrojnë fabrikat prodhuese të krijojnë pajisje më rezistente dhe që janë lehtësisht të shpërbëshme.Planet për Direktivën Ecodesign të BE-së janë disi komplekse dhe kontraversale. Lidhur me këto ndryshime sipas subjekteve që preken nga këto të fundit nxirren disa pikëpamje negative si psh: -Fabrikat prodhuese shprehen se rregullat e propozuara lidhur me riparueshmërinë janë shumë strikte dhe do të ndikojnë në të limitonte e inovacionin
-Konsumatorët ankohen se Komisioni Europian ka lejuar firmat që të kenë një liri kontrolli në procesin e prodhimit duke këmbëngulur se disa produkte janë krijuar në mënyrë të tillë për interesin e prodhuesve.
-Një grup industrial, Digital Europe, shprehet : "Ne e kuptojmë ambicien politike për të integruar aspekte të rrepta të energjisë dhe të efiçencës së burimeve në Ecodesign, por jemi të shqetësuar se disa kërkesa janë jo të menduara mirë pasi nuk ofrojnë një vlerë të shtuar të asaj që kemi pasur.Ky projekt-rregullore kufizon qasjen në treg, devijon nga praktikat më të mira të njohura ndërkombëtarisht dhe komprometon pronën intelektuale".
Ndërkohë nga ana tjetër Byroja Europiane e Mjedisit ka reaguar se : "Kjo e drejtë kufizon qasjen e riparuesve të pavarur në realizimin e punës së tyre në këmbimin e pjesëve dhe shkëmbimin e informatave dhe kjo kufizon hapësirën dhe përballimin e shërbimeve të riparuesve." BEM-ja madje dëshiron të përfshijë në legjislacion gjithashtu dhe produkte të tjera si SmartPhone.

Çfarë ka ndikuar në sjelljen e këtyre ndryshimeve?
Politika është ndikuar nga disa statistika të cilat e kanë bërë të domosdoshme përfshirjen e kësaj të drejte:
-Një studim tregon se nga 2004 deri ne 2012, përqindja e prishjes së pajisjeve shtëpiake u rrit nga 3.5 % deri ne 8.3%.
- Një analizë e bërë lidhur me makinat larëse në një qendër riciklimi tregoi se më shumë se 10% e këtyre makinave kishin më pak se 5 vite në përdorim.
- Një studim tjetër tregon se për shkak të CO2 të emetuar në procesin e prodhimit, një makinë larëse e qëndrueshme do të gjenerojë për dy dekada 1.1 ton më pak CO2, sesa një model i një makinerie tjetër jetëshkurtër.
- Shumë pajisje të shitura në Europë janë të pajisura me llampa të brendshme të cilat nuk mund të zëvendësohen kështu që, në momentin që llampa e brendshme digjet ajo nuk mund të zëvendësohet.

A nuk është më mirë të heqësh një pajisje të vjetër dhe të blesh një produkt të ri më efikas?

Analistët e burimeve thonë se nëse pajisja juaj e tanishme është e vjetër dhe ka një vlerësim shumë të ulët të eficiencës së energjisë, ndonjëherë mund të jetë më mirë në aspektin e emetimeve të CO2 , për ta zëvendësuar atë me një model të ri të vlerësuar me efiçensë më të lartë. Në pjesën më të madhe të rasteve kur një pajisje e vjetër zëvendësohet me një të re prodhohen më pak emetime se ato të çliruara nga një modeli i vjetër makinerie.

                                                                                                                                          BBC, janar 2019

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk