Shqetësime në rritje për të drejtën e autorit në BE

Shqetësime në rritje për të drejtën e autorit në BE

Kuadri aktual ligjor në BE për të drejtën e autorit është i vjetëruar. Ky mozaik i çrregullt i ligjeve në vende të ndryshme të BE-së është mbytësë për risitë dhe lirinë e shprehjes në internet. Kjo është një kornizë që është krijuar shumë kohë më parë kur kartolinat ishin e vetmja mënyrë për të komunikuar në distancë, kur kamerat nuk kishin madhësinë për t’u mbajtur në xhep dhe kur shumë fjalë në zhargonin e internetit ende nuk ishin futur në fjalor. Si rezultat, teknologët, krijuesit dhe kërkuesit janë hezitues për të shpalosur të dhëna që mund të zhvillojnë progresin shkencor. Korniza ligjore e të drejtës së autorit në Europë është jashtë kontekstit historik të ditëve të sotme, duke mos mbajtur në llogari mënyrën se si aksesohet, shpërndahet dhe krijohet kultura sot. Si pasojë, mënyra se si shumë europianë jetojnë jetën e tyre në internet është teknikisht e paligjshme.

Një krijues aplikacionesh, i cili gjen mënyra të reja për të zhvilluar përmbajtjen ekzistuese, mund të jetë duke shkelur ligjin për të drejtën e autorit, pasi kuadri ligjor ekzistues shpesh nuk lejon ndërtimin mbi materiale ekzistuese.
Një mësues i cili përdor artikuj, apo lajme në një klasë mund të jetë duke shkelur të drejtën e autorit, pasi nuk ka dispozita, ose janë shumë të pakta, që përjashtojnë arsimin nga e drejta e autorit.
Një DJ, i cili luan këngët më të njohura mund të jetë duke shkelur të drejtën e autorit, pasi përsëri korniza ekzistuese ligjore e të drejtës së autorit nuk lejon riprodhimet ose vepra të ndryshuara pa lejen e pronarit të veprës origjinale.
Një udhëtar i cili poston një foto tek Kulla Eiffel gjatë natës shkel të drejtën e autorit të BE-së, pasi panorama e dritave gjatë natës të Kullës Eiffel është e certifikuar dhe turistët nuk kanë lejen e shprehur të artistit.

Janë të shumtë ata që mendojnë se është koha për të rregulluar ligjet mbi të drejtën e autorit e autorit në BE. Natyrisht që nuk po kërkohet legalizimi i plagjiaturës apo piraterisë, pasi është e rëndësishme që krijuesit trajtohen në mënyrë të drejtë, duke përfshirë edhe shpërblimin e duhur për krijimet dhe veprat e tyre, por ligji i gabuar për të drejtën e autorit po pengon përdoruesit e internetit të punojnë lirisht.

Këtë vjeshtë, Komisioni Europian ka në plan për të reformuar kuadrin e së drejtës së autorit të BE-së. Njerëzit në BE dhe në botë kanë nevojë për një ligjin që plotëson dhe rrit potencialin e internetit, duke mos e minuar atë. Teknologjia përparon me shpejtësi, dhe ligjet shpesh nuk e ndjekin ritmin. Kjo është arsyeja pse ligjet duhet të mendohen në mënyrë të atillë që të vlejnë edhe pas 5, 10 apo edhe 15 vitesh.

                                                                                                                           EUObserver, gusht 2016

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk