Një zgjidhje efektive dhe pa kosto për pastrimin e oqeaneve nga një 16 vjeçar

Një zgjidhje efektive dhe pa kosto për pastrimin e oqeaneve nga një 16 vjeçar


Ideja gjeniale e këtij të riu bazohet te vetë dinamika e detit për të lëvizur mbeturinat dhe për të pastruar vetveten, dhe sipas Slat, mjafton të vendoset një pengesë pluskuese që do të lejojë rrymat e oqeanit të sjellin mbeturinat tek barrierat të cilat do i kapin ato dhe kështu do të bëhet i mundur përqendrimi i mbetjeve në një zonë të caktuar. Kjo procedurë lehtëson edhe procesin e mbledhjes së tyre për t’u shfrytëzuar më pas për riciklim. Gjithsesi është e rëndësishme që jeta në oqean të vazhdojë e këto barriera të mos pengojë lëvizjen e gjallesave që jetojnë në thellësi të oqeanit në këto zona.

Ideja është mbështetur nga shumë shkencëtarë dhe inxhinierë ku rreth 70 të tillë në bashkëpunim me Slat kanë përgatitur një raport mbi 500 faqe se si kjo teknikë mund të zhvillohet dhe të realizohet për të gjithë ujërat në kontinent. Nga ana tjetër dhe një test i bërë me një platformë 40 metra ka rezultuar me sukses duke rritur gjasat që kjo zgjidhje është efektive dhe pa kosto. Por gjithsesi shumë specialistë mendojnë se përpjekjet në fakt duhet të shkojnë për parandalimin e ndotjes së oqeaneve dhe mjedisit dhe jo për pastrimin e tyre më pas. Por siç është vënë re është pothuaj e pamundur që të zbatohen ligjet në lidhje me mbrojtjen e tyre duke mos hedhur mbeturina në det. Gjithsesi planet e kompanisë së Salt janë dhe mbeten ambicioze, pasi brenda 5 viteve është projektuar të ndërtohet një sistem 100 km i gjatë midis Havait dhe Kalifornisë për të pastruar gjysmën e asaj që njihet si Sheshi i Mbeturinave të Paqësorit.
                                                                                                                    The Economist, dhjetor 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk