Ndihma Zyrtare për Zhvillim (ODA)

Ndihma Zyrtare për Zhvillim (ODA)


Të dhënat e publikuara bazohen në shpenzimet e ODA të 28 vendeve anëtare të BE-së dhe ODA të institucioneve të BE-së për vendet jo anëtare. Shpenzimet e refugjatëve nga vitit 2014 në 2015 patën një rritje të menjëhershme si shkak i rritjes së ODA-s të BE-së për të ndihmuar dhe financuar refugjatët,të cilët kërkonin ndihma të ndryshme emergjente dhe mbështetje në kufijtë e tyre.

Sipas shifrave të reja, Bashkimi Europian dhe shtetet e saj kanë mbajtur vendin e tyre si donator kryesor në botë për ndihmat gjatë vitit 2015 duke siguruar më shumë se gjysmën e totalit të Ndihmës Zyrtare për Zhvillim (ODA) . Asistenca për zhvillim nga viti 2014 në 2015 ka pasur një rritje prej 15 %.

Duke pasur një fluks të tillë refugjatësh për herë të parë, OECD paraqet kostot e refugjatëve nga donatorët raportuar nga ODA. Të dhënat tregojnë një rritje të shpenzimeve në vendet e BE-së, për shkak se Bashkimi Europian në vitin 2015 ka rritur mbështetjen dhe ndihmën për zhvillim ndaj refugjatëve. Vendet që kanë dhënë ndihma dhe kanë tejkaluar % e pranimit të këtyre refugjatëve janë: Suedia, Luksemburgu, Danimarka, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar, por në të njëjtën kohë u pa dhe një rënie në 9 shtete të tjera anëtare të BE-së.
                                                                                                                   Komisioni Europian, prill 2016

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk