Google do të përballet me gjobë

Google do të përballet me gjobë

Përmirësimi i nevojshëm

Mosmarrëveshja ka lindur që në vitin 2010 kur rivalët, duke përfshirë këtu faqen britanike çmim-krahasim Foundem, u ankuan për mënyrën se si Google i shfaqte rezultatet.
Marrëveshja e sugjeruar nga Google në muajin shkurt u hodh poshtë pasi 20 ankesat formale e bënë BE-në ta mendonte edhe një herë vendimin e saj për pranimin e propozimeve. Sipas kushteve të marrëveshjes, Google binte dakord t’i rezervonte hapësirë konkurrentëve në pjesët në krye të faqeve të saj të kërkimit për europën, hapësirë e cila do të ishte e hapur për rivalët që të konkurronin nëpërmjet një ankandi. Rivalët argumentuan se zgjidhja e Google ishte e padrejtë për një sërë arsyesh, duke përfshirë këtu faktin se Google do të fitonte para nga ndryshimet e bëra.
"Në fillim të muajit, ia kam komunikuar këtë gjë kompanisë, duke u kërkuar atyre t’i përmirësojnë këto propozime. Ne tani duhet të shohim nëse Google mund t’i adresojë këto çështje dhe t’i qetësojë shqetësimet tona " deklaroi zoti Almunia. Ai nuk vendosi një afat kohor për propozimet e reja, por pranoi se kjo mund t’i lihet për t’u zgjidhur Komisionit të ardhshëm, të kryesuar nga Jean-Claude Juncker. Gjithashtu paralajmëroi se në qoftë se grupi i ardhshëm i propozimeve do të dështonte së bëri përshtypje, hapi tjetër do të jetë vendosja e një gjobe. "Hapi tjetër logjik është lëshimi i një deklaratë kundërshtimi," u shpreh ai. Z. Almunia largohet në muajin tetor.

Pengesa rregullatore

Rregullat e BE tregojnë se një kompani e cila është nën ndikimin e ligjeve anti-besim, mund të gjobitet deri në 10% të shitjeve të saj vjetore. Vitin e kaluar, shitjet vjetore të Google-it arritën deri në $ 55.5bn (£ 33.8bn).
Nga ana e tij, Google dukej se nuk kishte ndërmend të qetësonte BE-në. Duke shkruar një shkrim të llojit opinion për Digital Minds e Komisionit Evropian - një seri artikujsh rreth moshës dixhitale të shkruar nga disa nga aktorët më të mëdhenj në industri - Kryetari Eric Schmidt tha se Europa duhet të përqafojë industri të përçara, të tilla si Uber.
"Bizneset e reja që promovojnë ide të reja nuk duhet t’i kthehen përsëri pengesave burokratike apo rregullatore," shkroi ai.

                                                                                                           BBC News, shator 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk