Mitet më të famshme mbi BE-në gjatë 2017

Mitet më të famshme mbi BE-në gjatë 2017

1. BE-ja vendos gjoba më të rrepta për britanikët se qytetarët e tjerë të BE-së

Në vitin 2015, Bashkimi Europian paraqiti rregulla për të siguruar që shoferët nga një vend i BE-së nëse thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor në vendet e tjera të BE gjobiten dhe janë të detyruar të paguajnë gjobën. Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, nga ana tjetër kanë zgjedhur të mos i zbatojnë këto rregulla, dhe kështu nuk i ndjekin qytetarët jo-rezidentë që kanë thyer rregullat. Por, është plotësisht e gabuar të thuhet se BE po synon që të gjobisë qytetarët britanikë që udhëtojnë jashtë vendit me makinë.

2. Lapsat për ngjyrosje "ndalohen" nga Bashkimi Europian

Në të vërtetë, BE po paraqet masa të reja për të reduktuar sasinë e elementit të plumbit në lodra duke përfshirë dhe lapsat. Masat, të cilat do të hyjnë në fuqi në verën e vitit 2018, do të sigurojnë që fëmijët të vazhdojnë të luajnë me lodra duke zbuluar anën e tyre artistike pa u ekspozuar ndaj helmimit nga plumbi.

3. BE-ja synon të ndalojë mishin e kebabit

Në të vërtetë, Parlamenti Europian debatoi nëse do të ndalonte përdorimin e fosfateve si konservant për mishin e përpunuar. Kërkimet shkencore kanë treguar një lidhje midis kimikateve dhe sëmundjeve të zemrës tek njerëzit. Megjithatë, shumica e euro-parlamentarëve të zgjedhur votuan kundër këtij propozimi, i cili do të kërkonte një ndryshim në procesin e prodhimit të mishit të kebabit, por nuk do të shkaktonte një ndalim për të.

4. BE-ja është duke ndaluar patatet e skuqura

Në fakt, BE-ja ra dakord vetëm që prodhuesit e ushqimit duhet të zvogëlojnë nivelin e substancës së dëmshme akrilamide në ushqimin tonë. Agjencia Europiane e Sigurisë Ushqimore në vitin 2015 publikoi një vlerësim të rrezikut, ku shprehej se akrilamidi potencialisht mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit në të gjitha grupmoshat.

5. BE ndalon konsumin e birrës në gotat tradicionale gjermane

Në Gjermani, këtë vit, u shfaqën thashethemet se BE ishte duke e bërë të paligjshme pirjen e birrës në gotën tradicionale bavareze. Për më tepër është pohuar se gota tradicionale prej guri e birrës në të ardhmen duhet të shënohej me paralajmërimin "jo për përdorim me pije të gazuara/alkoolike". Në të vërtetë asnjë ligj nuk është miratuar në nivel të BE për të ndaluar këto gota tradicionale. Një ligj i vitit 2004 i BE-së, Direktiva e Instrumenteve Matëse, përcakton se në bare dhe restorante, birra duhet të shërbehet në gota me pjesë transparente që gjithmonë të jetë e qartë se atyre u janë shërbyer sasi të sakta.

                                                                                                                   Komisioni Europian, dhjetor 2017

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk