Wine Lake

I referohet furnizimit të vazhdueshëm të tepricës së verës të prodhuar në BE. Kështu, BE-ja blen verërat e pashitura në treg (të mbetura stok) me një çmim të akorduar në përputhje me Politikën e Përbashkët Bujqësore. Si kontribues kryesor në këtë tepricë paraqitet rajoni Languedoc-Roussillon, duke qenë prodhuesi i më tepër se 1/3 së rrushit në Francë. Në vitin 2007, raportohet se në BE është prodhuar 1.7 miliard shishe vere më shumë seç u shitën. Nga kjo periudhë qindra shishe vere kthehen në industrinë e alkoolit çdo vit, një praktikë e quajtur shpesh herë si “distilimi i emergjencës”. Si një mundësi zgjidhjeje është propozuar Plani Bordeaux: një nismë e shoqatës franceze (ONIVINIS), me qëllim reduktimin e tepricës së verës franceze dhe përmirësimin e shitjeve. Pjesë e planit është çrrënjosja e 17,000 hektar vreshta nga 124,000 hektar në total, në Bordoeaux.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk