Plani Ekonomik dhe Investimeve (Economic and Investment Plan) për Ballkanin Perëndimor

Është një plan afatgjatë i Bashkimit Europian miratuar më  6 tetor 2020, që synon të ofrojë rreth 30 miliardë Euro për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2021-2027, ku financimi kombinohet me ide për të sjellë ndryshime të ndjeshme në rajon. BE ka përcaktuar 10 çështje të cilësuara si më të rëndësishme që përfshihen në katër objektiva madhorë të planit. Së pari, BE synon të mbështes ekonominë e rajonit të Ballkanit Perëndimor e cila ka pësuar një goditje edhe nga kriza e COVID. Për këtë synohet që të fuqizohet konkurrueshmëria e sektorit privat, të fuqizohet rinia dhe të merren masa për përfshirjen e të rinjve në tregun e punës. Së dyti, një vëmendje të shtuar do të ketë zhvillimi i gjelbër dhe ai dixhital. Për këtë do të zbatohen dhe do të zhvillohen nisma që përdorin burime të rinovueshme të energjisë, të përmirësohen ndërtesat për më pak përdorim të energjisë apo ngritja e sistemeve të menaxhimit të mbetjeve, por edhe zhvillimi i mëtejshëm i infrastrukturës dixhitale. Së treti, synohet forcimi i bashkëpunimit dhe ndërlidhshmërisë brenda rajonit duket ndërtuar rrugë mes vendeve. Qëllimi i katërt lidhet me politikat e konvergjencës mes BP dhe BE. Ky plan investimi është mbështetje për rajonin, por edhe një instrument i rëndësishëm për të sjellë sa më pranë rajonin me BE.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk