Krijuar nga Komisioni Europian në vitin 2007, bën pjesë në strukturën e Bashkimit Europian, Horizon 2020 që i dedikohet kërkimeve shkencore dhe inovacionit. KKE është i përbërë nga Këshilli i Shkencëtarëve të Pavarur, instanca qeverisëse që përbëhet nga hulumtues shkencorë të dalluar për punën e tyre dhe Agjencia Ekzekutive, që ka për detyrë mbikëqyrjen e zbatimit të projekteve. Buxheti për KKE është vlerësuar të jetë 13 bilion euro për vitet 2014-2020 dhe bën pjese në buxhetin e financuar nga BE për Horizon 2020. Në synimet e këtij organizmi është finalizimi me sukses i projekteve të 42,000 grupeve kërkimore , duke përshirë 11,000 studentë doktorature dhe pothuajse 16,000 kërkues shkencorë, jo vetëm qytetarë të BE.
KKE synon :
• Të sigurojë mbështetje për më të mirët e Europës në të gjitha fushat e shkencës, inxhinierisë, aeronautikës;
• Të promovojë kërkuesit e rinj shkencorë;
• Të inkurajojë punimet e gjeneratës së re dhe liderave të ardhshëm të Europës;
• Të shpërblejë propozimet e grupeve shkencore, duke vlerësuar më së shumti inovacionin dhe cilesinë,
• Të rrisë statusin e Europës në fushën e kërkimeve shkencore.